Raporti i DASH për biznesin: Shqetësim pastrimi i parave dhe koncesionet
Mjedisi shqiptar i biznesit vazhdon ende të shfaqi kufizime për investitorët e huaj. I tillë është vlerësimi nga raporti mbi klimën e sipërmarrjeve, i publikuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan, i cili vazhdon dhe për këtë vit të jetë skeptik mbi progreset e tregut shqiptar.
Niveli i lartë i korrupsionit si dhe paraja informale, janë dy faktorët kryesor të përmendur në raport, të cilët dekurajojnë investitorët e huaj, si dhe krijojnë pengesa për një konkurueshmëri të shëndetshme. Sipas raportit, Shqipëria vazhdon ende të performojë dobët në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit në raportin e Transparency International. Në vitin 2022 pozicionohet e 101-ta nga 180 vende të listuara.
Gjithashtu dhe Indeksi Global i Inovacionit, i cili klasifikon shtetet në bazë të kapacitetit të produktivitetit, rritjes dhe inovacionit, e rendit vendin në pozicionin e 84 nga 132 shtete gjithsej.
Në dokument thuhet se komuniteti i biznesti vlerëson se paraja informale nga aktivitetet e paligjshme si dhe niveli i lartë i korrupsiont vazhdojnë të dekurajojnë investitorët amerikanë. Task Forca për Parandlimin e Pastrimit të Parave (FATF) vazhdon ta përfshijë Shqipërinë në listën e saj gri. Sipas raportit, prokurimet qeveritare po ashtu shfaqin vonesa në procedurë dhe krijojnë pengesa. Dokumenti amerikan thotë se përdorim i vazhdueshëm i kontratave për partneritet publik dhe privat (PPP) ka ulur nivelin e konkurrencës në sektorin e infrastukturës dhe jo vetëm.
Nga ana tjetër, në raport thuhet se Shqipëria shfaq një potencial ekonomik të pasur si dhe kuadër ligjor të mjaftueshëm. Dixhitalizimi i shërbimeve publike vlerësohet të hapi i parë dhe rëndësishëm për zbutjen e nivelit të korrupsionit në vend.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë