Raporti i DASH për Shqipërinë: Po bëhen përparime, SPAK shkatërroi disa grupe
Departamenti i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, departamenti për Byronë për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, ka publikuar sot raportin e Strategjisë së Kontrollit Ndërkombëtar të Narkotikëve. Sipas këtij raporti për Shqipërinë thuhet “vazhdon të bëjë përparime në përmirësimin e regjimit të saj kundër pastrimit të parave dhe luftimit të financimit të terrorizmit. Shqipëria heton dhe ndjek penalisht korrupsionin në nivele të larta.
Sa i përket krimit të organizuar, raporti thotë se krimi i organizuar i udhëhequr nga shqiptarët luan një rol të rëndësishëm në furnizimin e tregjeve ndërkombëtare me kanabis, kokainë dhe heroinë, sipas autoriteteve të ligjzbatimit shqiptar.
Këto grupe të krimit të organizuar të udhëhequra nga shqiptarët ekspozojnë krime, teknika komunikimi dhe pastrimi parash gjithnjë e më të sofistikuara. Ata operojnë në të gjithë Ballkanin, si dhe në Bashkimin Evropian (BE), Shtetet e Bashkuara, Kanada, Amerikën e Jugut, Mbretërinë e Bashkuar, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në Turqi.
Prokurorët dhe agjencitë e zbatimit të ligjit shqiptar morën pjesë në ekipe hetimore të përbashkëta të rëndësishme për kërkesat e anëtarësimit në BE. Këto dhe operacione të tjera, shpesh të mbështetura nga këshilltarë të SHBA-së dhe BE-së, çuan në shkatërrimin e disa organizatave të rëndësishme të krimit të organizuar ndërkombëtar dhe trafikimit të drogës në vitin 2024. Struktura e Posaçme e Prokurorisë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) e Shqipërisë mori pjesë në 35 ekipe hetimore të përbashkëta në vitin 2023 dhe zgjeruan përdorimin e tyre në vitin 2024.
LEXONI GJITHASHTU:
Protesta qytetare, nis marshimi në kryeqytet
Protestat qytetare në Tiranë, reagojnë organizatorët për incidentin me flamurin e Izraelit: Mes nesh ka të infiltruar
Protesta qytetare në Tiranë, policia procedon 9 persona
- 21:32 Protesta qytetare, nis marshimi në kryeqytet
- 21:23 E nxitur nga rikthimi i Yamalit, Spanja arriti një fitore të shkëlqyer ndaj Arabisë Saudite
- 21:05 Lufta ‘zbret’ në futboll-Irani përballet me kufizime nga SHBA: Udhëtim vetëm 24 orë para ndeshjeve të tyre
- 20:46 Tensionet në Lindjen e Mesme, Sekretari amerikan i Energjisë: Trafiku në Ngushticën e Hormuzit vijon normalisht, kemi krijuar një korridor alternativ
- 20:19 Aktori Mehdi Malkaj thirrje në protestë: Të shkëpusim ndikimet partiake
- 20:03 Protestat qytetare në Tiranë, reagojnë organizatorët për incidentin me flamurin e Izraelit: Mes nesh ka të infiltruar