Raporti i Eurostat, varfëria dhe diskriminimi, dy probleme që bashkojnë Europën dhe Shqipërinë
Grupet vulnerabël vijojnë të jenë më të diskriminuarit në Europë, sipas të dhënave të Eurostat. Situate është e ngjashme edhe në vendin tonë,
Në vitin 2024 personat e lindur jashtë vendit kanë raportuar nivele më të larta diskriminimi krahasuar me vendasit, ku 9.7% janë ndjerë të diskriminuar në kontakt me administratën publike kundrejt 4.5% të vendasve, ndërsa në hapësira publike diferenca është edhe më e madhe, 7.8% kundrejt 2.8%.
Diferenca nga Shqipëria është se në vendet e BE diskriminimi lidhet më së shumti me aksesin në shërbime publike, strehim dhe hapësira publike, duke prekur veçanërisht personat me aftësi të kufizuara dhe migrantët.
Në Shqipëri, komunitete të caktuara si romët dhe egjiptianët përballen me diskriminim, papunësi afatgjatë dhe akses të kufizuar në shërbime bazë si arsimi dhe shëndetësia. Sipas Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, gjatë vitit 2025 janë trajtuar dhjetëra ankesa, ku vetëm 15 raste janë provuar si diskriminim, ndërsa pjesa tjetër janë rrëzuar për mungesë provash. Rastet më të shumta lidhen me gjendjen ekonomike (41 raste), moshën (23 raste) dhe gjininë (18 raste). Problemet më të shpeshta lidhen me largime nga puna, trajtim të pabarabartë në vendin e punës dhe shkelje të të drejtave të punonjësve.
Në BE, pjesë e diskriminimit dhe përjashtimit social është varfëria, ku rreth 20.9% e popullsisë është në rrezik varfërie. Në krahasim, ndërsa në BE diskriminimi matet me përqindje të qarta dhe monitorohet rregullisht, në Shqipëri ka një mungesë të dhënash. Kjo pasi në të shumtën e rastvee nuk raportohet dhe e mënyra e vetma për ta idetifikuar është përmes kushteve ekonimike, përjashtimi social dhe mungesa e aksesit në shërbime.
Me pankarta dhe flamuj në duar, nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë
34 ditë protestë, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”
U prangos dy ditë më parë në Durrës nga BKH-ja, SPAK jep detaje nga arrestimi i Adi Çobës
- 19:49 Me pankarta dhe flamuj në duar, nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë
- 19:47 Ursula von der Leyen flet nga Irlanda: Shqipëria dhe Mali i Zi po përparojnë drejt BE-së
- 19:38 Zyrtarët iranianë presin që më shumë se 10 milionë persona të marrin pjesë në ceremoninë mortore të Khameneit
- 19:34 Alarmi, UNICEF publikon shifrat: Inteligjenca artificiale po përhapet me shpejtësi te fëmijët
- 19:23 Rebelët Huthi kërcënojnë objektivat saudite, shkak shkelja e hapësirës ajrore
- 19:16 34 ditë protestë, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”