Raporti i Freedom House: Shqipëria ka shënuar rritje të lehtë, por mbetet vend “pjesërisht i lirë”
Kosova dhe Shqipëria vijojnë të klasifikohen si vende “pjesërisht të lira” në raportin më të fundit vjetor të organizatës Freedom House, me seli në Uashington.
Sipas publikimit të 19 marsit, Kosova ka shënuar një përmirësim të lehtë në indeksin “Liria në Botë 2026”, duke arritur në 61 pikë nga 100, një pikë më shumë krahasuar me një vit më parë. Në raport theksohet se sistemi gjyqësor në vend ka dhënë vendime që dëshmojnë një nivel pavarësie, ndonëse është përballur me presione të vazhdueshme politike.
Megjithatë, zhvillimet politike gjatë vitit të kaluar kanë ndikuar në ecurinë e reformave. Dokumenti nënvizon se vendi u përball me një ngërç institucional, pasi për një periudhë të gjatë nuk u arrit krijimi i institucioneve të reja, ndërsa qeveria në detyrë vijoi funksionimin përtej mandatit teknik, duke çuar edhe në zgjedhje të parakohshme. Kjo situatë, sipas raportit, ka zbehur progresin në fusha si pavarësia e gjyqësorit dhe siguria.
Në vlerësimet paraprake, kur Kosova renditej me 60 pikë, evidentoheshin problematika si korrupsioni në institucione, presionet ndaj mediave dhe dobësitë në zbatimin e ligjit për shkak të ndërhyrjeve dhe mosfunksionimit të sistemit gjyqësor.
Sa i përket rajonit, Serbia rezulton me rezultatin më të ulët, me 53 pikë, e ndjekur nga Bosnja dhe Hercegovina me 54 pikë. Shqipëria renditet më mirë ndër vendet e Ballkanit Perëndimor, me 69 pikë, duke lënë pas Malin e Zi me 68 pikë dhe Maqedoninë e Veriut me 67 pikë. Edhe Shqipëria ka regjistruar një rritje të lehtë prej një pike krahasuar me raportin e kaluar.
Raporti “Liria në Botë” përfshin analizën e të drejtave politike dhe lirive civile në 195 shtete dhe 13 territore, duke mbuluar periudhën nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2025.
Në nivel global, raporti evidenton një prirje negative të vazhdueshme: viti 2025 shënon të 20-in vit radhazi të rënies së lirisë në botë. Sipas të dhënave, 54 vende pësuan përkeqësim të të drejtave dhe lirive, ndërsa vetëm 35 regjistruan përmirësim.
Aktualisht, vetëm 21% e popullsisë botërore jeton në vende të konsideruara të lira, një rënie e ndjeshme krahasuar me 46% që ishte dy dekada më parë. Ndër vendet me rënien më të madhe të pikëve gjatë një viti përmenden Guinea-Bissau, Tanzania, Burkina Faso, Madagaskari dhe El Salvadori. Në të kundërt, përmirësime më të dukshme kanë shënuar Siria, Sri Lanka, Bolivia dhe Gaboni.
Raporti thekson gjithashtu se Bolivia, Fixhi dhe Malaui kanë kaluar nga kategoria “pjesërisht të lira” në “të lira”, falë zhvillimit të zgjedhjeve konkurruese, rritjes së pavarësisë së gjyqësorit dhe forcimit të shtetit ligjor.
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta