Raporti i GALLUP: Konsumimi alkoolit në SHBA bie në nivelin më të ulët historik

14 Gusht 2025 | 17:00

Amerikanët po konsumojnë gjithmonë e më pak alkool, ndërsa ndëgjegjësimi i tyre për pasojat negative në shendet po rritet ndjeshëm.

Sondazhi me i fundit i Gallup mbi zakonet e konsumimit të alkoolit ka treguar se 54% e amerikanëve konsumojnë alkool. Kjo shifër bie nën nivelin më të ulët të mëparshëm prej 55% që daton në vitin 1958, gjatë gati nëntë dekadave të matjes së sjelljes nga Gallup.

Për herë të parë shumica e amerikanëve e shohin edhe konsumimin e moderuar si të dëmshëm.  Sipas Gallup, një shumicë prej 53% e amerikanëve thonë se pirja e moderuar është e dëmshme për shëndetin ,  nga 45% që ishte në 2023.

Konsumi mesatar ka rënë në 2.8 pije në javë, niveli më i ulët në gati 30 vjet, ndërsa më pak njerëz raportojnë konsum të rregullt. Ekspertët theksojnë se rënia nuk lidhet me kalimin te substanca të tjera, si marihuana, por me vetëdijësimin në rritje për lidhjen mes alkoolit dhe sëmundjeve serioze si kanceri.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë një komandant të Hamasit në një sulm në Gazën qendrore të shtunën. Ushtria e identifikoi atë si Hamam...
19:18 | 26/07/2026