Raporti i Gjendjes së Demokracisë: Demokracia evropiane po dobësohet, ja shkaqet
Raporti Globali Gjendjes Demokracisë për vitin 2024 ka analizuar cilësinë e zgjedhjeve në të gjithë botën, pjesëmarrjen në zgjedhje dhe pranimin e rezultatit të tyre.
Sam van der Staak, drejtor i Programit Ndërkombëtar të IDEA për Evropën, i përshkroi gjetjet si “shqetësuese”, në komentet për Euronews.
Numri i votuesve ka rënë rreth 10% gjatë pesëmbëdhjetë viteve, dhe në rreth një të pestën e zgjedhjeve humbësi nuk e ka pranuar rezultatin, tha ai.
Evropa ka treguar se disa nga përbërësit e një demokracie të shëndetshme, duke përfshirë liritë civile dhe aksesin në drejtësi, janë nën kërcënim.
Sundimi i ligjit në Evropë ka parë një rënie të theksuar gjatë pesë viteve, zbuloi raporti, i cili shqyrtoi 221 zgjedhje kombëtare të mbajtura në 159 vende midis majit 2020 dhe prillit 2024.
“Në disa vende evropiane, fuqitë ekzekutive po bëjnë presion mbi gjykatat, duke i grumbulluar ato me njerëz që i mbështesin,” tha van der Staak, duke theksuar presionin mbi demokracinë në Bullgari, Greqi, Holandë, Portugali dhe Spanjë.
Shumë vende evropiane kanë mbetur prapa në lirinë e shprehjes dhe të shtypit, thuhet në raport, duke vënë në dukje luftën e Greqisë me lirinë akademike dhe përpjekjet e qeverive në Itali dhe Sllovaki për të bërë presion ndaj medias.
Franca vlerësohet gjithashtu duke pasur parasysh shqetësimet për përjashtimin e njerëzve nga proceset politike në varësi të faktorëve ekonomikë, siç është diskriminimi në bazë të pasurisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Koncerti i Kanye West, policia njofton planin e masave. Rrugët që do të ndalohet qarkullimi i mjeteve
Plagosje në Lezhë, policia jep detajet e para (VIDEO)
Skema e dyshuar e tjetërsimit të tokave shtetërore në Durrës, 12 masa sigurie për ish-funksionarë të Hipotekës
- 19:02 Abdixhiku: Do të takohem me Kurtin, zgjedhjet e reja çmenduri politike
- 18:58 Protesta në Gjermani për shkak të shkurtimeve të vendeve të punës dhe mbylljes së fabrikave nga Volkswagen
- 18:52 Lapsusi i Trump në Samitin e NATO-s, ngatërron Iranin me Japoninë (VIDEO)
- 18:44 Spanja: Trump zbuti retorikën pasi mësoi për kontributet e Madridit në NATO
- 18:35 Barnat për dobësim ulin peshën, por nuk përmirësojnë jetën
- 18:32 NYT: Trump u largua nga Turqia me Air Force One të vjetër për arsye sigurie