Raporti i Guterres për Kosovën sot para Këshillit të Sigurimit të OKB-së
Në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të prezantohet sot raporti gjashtëmujor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për Kosovën.
Raportin do ta prezantojë kryetarja e UNMIK-ut, Karolina Zijade. Serbia do të përfaqësohet nga Ministri i Punëve të Jashtme, Nikola Selakoviç, ndërsa Kosova do të përfaqësohet nga Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
Në raport, Guterres paralajmëroi se tensionet dhe retorika e ashpër pasqyrojnë situatën e brishtë në Kosovë, duke theksuar se paqja mbizotëroi falë aktivitetit të gjerë diplomatik, në radhë të parë të SHBA-së dhe Bashkimit Evropian, në qetësimin e situatës.
Ai tha se “paqja mbizotëroi falë angazhimit të gjerë të diplomatëve”, duke theksuar se nuk mund të theksohet sa duhet rëndësia e përmbajtjes dhe respektimit të dialogut për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
Në të njëjtën kohë, kreu i organizatës botërore vlerësoi angazhimin diplomatik të SHBA-së dhe BE-së si kyç për qetësimin e situatës, si dhe aktivitetet e KFOR-it dhe misionit të BE-së, të cilat ndihmuan në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut