Raporti i KLSH: 4100 prindër në vit shmangën detyrimet për fëmijët pas divorcit

30 Janar 2024 | 16:12

Thuajse gjysma e të divorcuarve nuk i paguajnë detyrimet financiare që kanë për fëmijët e tyre.

Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit zbulon se nga 9 500 vendime të gjykatave në vend, 4 100 janë për mospagim të këtyre detyrimeve.

Sociologia Entela Binjaku tha për Euronews se ky është një fenomen që po njeh rritje.

Mosshlyerja e pagesave të pensionit ushqimor për fëmijët, pasohet nga një sër problematikash.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, shkak i mos shlyerjes së këtyre detyrimeve janë pamundësitë paguese dhe emigracioni.

Raporti thotë se gjatë një viti afro 57 mijë çështje duhet të ekzekutohen nga zyrat përmbarimore, përfshirë pensionet ushqimore dhe takimet me fëmijët, të cilat janë në ekzekutim të vazhdueshëm.

Pothuajse çdo vit ne gjykatë regjistrohen dy mije ratse te reja me kërkesë për zgjidhje martese. Viti 2021 mban edhe numrin rekord për kërkesat për zgjidhje martese me afro 11 mijë të tilla.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një shpjegim mbi të ashtuquajturën “Paketa e Maleve”, duke iu referuar një analize të bërë nga ChatGPT....
22:30 | 24/07/2026

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026