“Raporti i Microsoft hibrid”, Thanasi: MEK rrezik për sigurinë kombëtare dhe aleatët
Gazetari Gjergj Thanasi, emri i të cilit u përmend në raportin e “Microsoft” për sulmet kibernetike në vendin tonë më 15 korrik, u shpreh se ky ishte një raport hibrid.
Në emisionin “Sot” në Euronews Albania, Thanani u shpreh se në Iran ka qenë i ftuar nga një shoqatë jofitimprurëse, ndërsa theksoi se prapa vizitës së tij nuk fshihet asgjë sekrete.
“Raporti i Microsoft është një raport hibrid. Nga njëra anë shumica e raportit ka një gjuhë teknike shumë të vështirë që po nuk qe specialist nuk e kupton, nga njëra tjetër është një gjuhë propagandistike e shumë e trashë. Është një raport shumë i trashë. Unë kam qenë në Iran me shoqatën jofitmprurëse ASIDA e cila është regjistruar në Gjykatë, dhe ka NIPT. Kemi qenë të ftuar nga një shoqatë iraniane. Ne s’kemi qenë ilegalë.”- nënvizoi ai.
Thanasi ndër të tjera tha se MEK (Grupi opozitar iranian) është rrezik për sigurinë kombëtare të Shqipërisë dhe për aleatët tonë të NATO-së.
Ekipi i Zbulimit dhe Reagimit të Microsoft (DART) u angazhua nga qeveria shqiptare për të drejtuar një hetim mbi sulmet ndaj sistemeve qeveritare më 15 korrik 2022.
Microsoft vlerëson me besim të lartë se më 15 korrik 2022, aktorë të sponsorizuar nga qeveria iraniane kryen një sulm kibernetik shkatërrues kundër qeverisë shqiptare. Madje, në artikullin e kompanisë amerikane përmenden dhe dy gazetarë nga Shqipëria, Gjergj Thanasi dhe Olsi Jazexhi.
LEXONI GJITHASHTU:
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 13:20 Ivi Kaso nuk do të rikandidojë për drejtimin e Sekretariatit Ligjor të PD-së: Do t’i përkushtohem mandatit si deputet
- 13:18 SHBA-të u kthejnë 81 mld dollarë kompanive, Gjykata Supreme i shpall tarifat e Trump të paligjshme
- 13:11 Magyar: Hungaria nuk duhet t’i përkasë më kurrë vetëm një partie
- 13:03 11 të vdekur nga përmbytjet masive në Pakistan
- 12:48 Shëngjin, Policia monitoron ndotjen akustike dhe zbatimin e orarit të muzikës
- 12:37 Policia bën bilancin për zjarrvëniet në vend: 29 persona të arrestuar ose proceduar penalisht