Raporti i OECD: Ekonomia e dobët dhe kequshqyerja ndikojnë në zhvillimin e nxënësve

11 Mars 2025 | 18:54

Nxënësit në Shqipëri, që kanë një ekonomi të dobët, për pasojë kanë dhe rezultate të dobëta në mësime. Një raport i OECD, nxjerr në pah se 82% e nxënësve nuk kishin nota të kënaqshme, sidomos në matematikë.

“Kanë më pak besim tek shkolla, janë më pak të motivuar për të ecur përpara, kanë pamundësi për të plotësuar boshllëqe në mësime, nuk marrin pjesë në aktivitete jashtëshkollore. Tregon se tek ata ka humbur besimi, motivi për të mësuar dhe këmbëngulja për të dalë me çdo kusht nga varfëria. Ka familje të varfra që arsimin e kanë si drita në fund të tunelit”, tha sociologia Entela Binjaku.

Nutricionistët thonë se grupmosha më e prekur është ajo deri më 15 vjeç. Kequshqyerja ndikon në zhvillimin e tyre, duke sjellë dhe një përqëndrim më të ulët në mësime.

“Ushqyerja ka një rëndësi shumë të madhe dhe nënushqyerja ndikon në aspektin nervor, performancën në shkollë, motorrike dhe atletike, janë të më pafuqishëm, nënushqyerja ndikon në boshin hormonal, ne ndikojmë tek hormoni i rritjes. Fëmijët nuk ushqehen sa duhet sidomos në pjesën e parë të ditës, ku mëngjesi apo mesvakti janë kryesore për të rritur performarcën në mësime”, tha Matina Cobo, nutricioniste.

Vendi ynë ka përqindjen më të lartë në Rajon dhe Europë, për nxënës të varfër.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U prangos dy ditë më parë në Durrës nga BKH-ja, SPAK jep detaje nga arrestimi i Adi Çobës

SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me arrestimin dy ditë më parë të Adi Çobës, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër...
17:39 | 03/07/2026

Pas protestave fshihet Kremlini, reagon Ambasada Ruse në Shqipëri

Ambasada e Federatës Ruse në Shqipëri ka reaguar ndaj deklaratave të Ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, si edhe kreut të Grupit Parlamentar...
17:39 | 03/07/2026

VIDEO/ Momentet kur policët me rroba plazhi arrestojnë në Drimadhë Granit Pepnikën e call center-ave

Këto janë pamjet kur kapet “bosi” i call center-ave Granit Pepnika në Drimadhë, gjatë një operacioni të Policisë së Vlorës, ku efektivët e veshur me...
17:06 | 03/07/2026