Raporti i SHISH, shërbimet e huaja inteligjente mbikëqyrin Shqipërinë
Në raportin e fundit të SHISH thuhet se shërbimet e huaja janë aktive në Shqipëri, duke monitoruar zhvillimet e brendshme e marrëdhëniet me NATO-n.
Sipas SHISH të burgosurit për terrorizëm, po vazhdojnë aktivitetin e tyre në burgje. SHISH thotë se në qendër të aktivitetit të tyre është grumbullimi i informacionit për zhvillimet e brendshme politike dhe sigurisë.
Po ashtu këto shërbime po monitorojnë stërvitjet ushtarake me NATO-n, marrëdhëniet me vendet e saj dhe fqinjët.
Në vendet e tjera të rajonit, thuhet në një raport publik të shërbimit informative shqiptar, agjencitë jomiqësore të inteligjencës po shtojnë problematikat ndëretnike e ndërfetare dhe po mbështesin faktorët destabilizues të brendshëm.
Në raport rreziku nga terrorizmi cilësohet i ulët. Por, të burgosurit për terrorizëm po radikalizojnë të tjerët në burgje, ç’ka mund të cënojë sigurinë në vend, pasi ata të dalin nga burgjet.
Grupet kriminale, vlerëson Shërbimi Infromativ Shqiptar po bëhet më heterogjene dhe kanë zgjeruar fushat e verprimtarisë. Trafikantët e drogës, kanë krijuar lidhje të shkurtra e direkte me prodhuesit, duke rritur ndikimin.
Ky është viti i tretë që SHISH që nxjerr raport mbi cështje që nuk vlerësohen si informacion i klasifikuar, por që ndikojnë në sigurinë e vendit.
Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:05 Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
- 19:51 Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari
- 19:46 Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)
- 19:04 Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)