Raporti i TI, Vurmo: Shoqërisë civile s’i lejohet të ketë rol në zhvillimin e vendit
Eksperti Gjergji Vurmo ishte këtë të martë në një lidhje në Euronews Albania ku ka komentuar raportin e Transparency International.
Vrumo tha se ato që ka konstatuar ky raport për hapsirat e nevojshme që duhet të krijohen në mënyrë që media dhe shoqëria civile të luajë rol proaktiv në mbajtjen të përgjegjshmë të qeverisjes, janë ato për të cilat ai dhe të tjerë kanë ngritur zërin prej vitesh.
Sipas tij, ka ngushtim të hapësirave civile në Shqipëri dhe injorim të kontributeve të organizatave të shoqërisë civile.
Ai shtoi se organizatave të shoqërisë civile nuk u lejohet që të kenë impaktin e duhur në zhvillimin e vendit.
“Nuk shoh ndonjë optimizëm lidhur me krijimin e ministrisë së re, por shoh një tërheqje vëmendje, që thotë se kjo ministrie do të ishte pa vlerë nëse shoqërohet me masat që u nënvizuan. Raporti i TI thotë që duhet të krijohen hapsirat e nevojshme që edhe media edhe shoqëria civile të luaj rol proaktiv në mbajtjen të përgjegjshme të qeverisjes.
Kjo do të thotë se ajo që kemi ngritur zërin prej vitesh, është ngushtimi i hapësirës civile, injorimi i kontributeve të organizatave të shoqërisë civile. Ka reagime mjaft të forta nga shoqëria civile. Edhe protesta është ezauruar. T’i marrim gjërat me realizëm. Kontribute të shoqërisë civile ka pasur dhe do vijojë të ketë.
Rikthimi i 21 janarit nga Strasburgu ka ardhur edhe si rezultat i punës së një shoqërie civile. Kontributet e shoqërisë civile dhe të organizatave do i gjeni në të gjitha nismat. Tjetër gjë pse nuk i lejohet këtyre organizatave që të kenë impaktin e duhur në zhvillimin e vendit”, tha Vurmo.
LEXONI GJITHASHTU:
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë