“Rama ia faktoi shqiptarëve”- Berisha: Po hetohem sepse jam luftëtar i korrupsionit

19 Janar 2024 | 19:20

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se nuk po hetohet për korrupsion, por si luftëtar i korrupsionit.

Komentet Berisha i bëri në fjalimin e tij të përditshëm nga dritarja e banesës, përpara mbështetësve që mblidhen poshtë pallatit të tij, ku komentoi vendimin e SPAK për të ndaluar pjesëmarrjen e tij në seancat plenare.

Ai tha se duke qenë se SPAK është një vegël e Ramës, kryeministri i faktoi shqiptarëve se ka tmerr nga mandati i Berishës.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Me aktin e fundit, Edi Rama u provoi shqiptarëve se Sali Berisha nuk po hetohet për korrupsion, por po hetohet se luftoi dhe lufton korrupsionin.

Me aktin e fundit, me tmerrin që ka nga mandati i Sali Berishës, Edi Rama dëshmoi se Sali Berisha po luftohet politikisht sepse ai ka denoncuar të gjitha vjedhjet personale, familjare, qeveritare të Edi Ramës dhe larove të tij.

Me aktin e fundit, Edi Rama faktoi se Sali Berisha nuk po hetohet për korrupsion, por për antikorrupsionin e tij, sepse ai denoncoi para shqiptarëve dhe botës, tradhëtinë e tij kombëtare ndaj Kosovës.

Denoncoi projektet e tij të përbashkëta me Aleksandër Vuçiç.

Denoncoi Jugosllavinë e re, Ballkanin e Hapur.

Denoncoi çdo akt të tij, me të cilin përpiqej që hegjemonia serbe dhe influenca ruse të mbizotëronte në rajon dhe Shqipëri.

Miqtë e mi!

Edi Rama faktoi edhe njëherë se beteja e Sali Berishës nuk është me drejtësinë, përkundrazi kjo  betejë dhëmb për dhëmb është me Edi Ramën dhe drejtësinë e korruptuar, është me narkoshtetin, lidhet e tij me krimin.

Ndaj dhe i them Edi Ramës, se mandati im nuk u var dot as nga etërit e tu, xhelatë të shqiptarëve.

Sepse kur ata bënin thirrje për tanke, ne zvarrisnim rrugëve të Tiranës, shtatoren e Enver Hoxhës, ndërsa ti ja mbathje në Zallherr nëpër bunkere për të shpëtuar lëkurën tënde.

Edi Rama je i pashpresë.

Sali Berisha dhe këta burra e gra, janë sot më të vendosur se kurrë të të japin përgjigjen që meriton.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë

Pas rreth dy orësh fjalimesh në ditën e 26-të të protestës, aktivistët dhe qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë kanë nisur marshimin nëpër kryeqytet, duke thirrur...
21:36 | 25/06/2026