Raporti i ”Transparency International”, PD: Korrupsioni është rritur për shkak të Ramës, ka lidhje me krimin

16 Dhjetor 2020 | 11:36

Ish-deputetët e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj kanë deklaruar se raporti i “Transparency International” konfirmoi se korrupsioni është rritur si rezultat i vullnetit politik të Edi Ramës që ka shkatërruar ekonominë dhe ka rritur kostot e jetesës.

Sipas tyre ky raport konfirmoi gjithçka që PD-ja ka denoncuar gjatë këtyre viteve në opozitë.

“Organizata e specializuar për këtë çështje, Transparency International ngre alarmin se gjatë qeverisjes së Edi Ramës në këto 7 vjet është ngritur një sistem korruptiv, që mund të konsiderohet si kapje e shtetit!

Transparency International tregon se korrupsioni është rritur si rezultat i vullnetit politik të Ramës, që ka shkatërruar ekonominë, ka rritur kostot e jetesës dhe na mban peng tek oligarkët dhe larg Bashimit Europian”, u shpreh Tabaku.

Ndërsa Alibeaj theksoi se raporti i Transparency International ka hedhur dritë edhe mbi anën më të errët të qeverisë së Edi Ramës, lidhjet e tij me krimin për të mbajtur pushtetin dhe për ta përdorur atë kundra qytetarëve.

“Në 7 vjet, Edi Rama nuk ka punuar për qytetarët. Ka punuar për veten dhe për organizata kriminale, të cilat e kanë ndihmuar të blejë vota, ndërsa qeveria e Edi Ramës u ka lehtësuar, fjala vjen, trafikun ndërkombëtar të drogës.

Raporti i Transprency International konfirmoi pikë për pikë gjithçka Partia Demokratike ka denoncuar gjatë këtyre viteve në opozitë”, tha Alibeaj. 

Lexoni gjithashtu:

”Transparency International” për kapjen e shtetit: Shqipëria dhe Turqia janë vendet ku ka më shumë ligje me porosi

Raporti i ”Transparency International”, Besar Likmeta: Kemi rënie të demokracisë dhe rritje të korrupsionit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026