“Raportoja me telefon satelitor para një tanku”, Ikonomi rrëfen momentin e veçantë
Gazetari dhe studiuesi Ilir Ikonomi ishte këtë të diel i ftuar në “Interview me Mirela Milorin” në Euronews Albania ku ka treguar disa histori të veçanta li8dhur me profesionin e tij si gazetar.
Si gazetari i Zëri i Amerikës ai tha se një nga raportimet e tij më të mira është kur është dërguar në Kosovë gjatë luftës së 1999. Ikonomi kujton se i është dashur të raportojë përballë një tanku pasi kishin frikë se mos sulmoheshin.
“Unë kam raportuar nga Kosova në vitin 1999, u dërgova nga redaksia atje në kufirin e Kosovës me Maqedoninë dhe prej andej po prisnim hyrjen e trupave të NATO-s. Trupat e NATO-s hynë në Kosovë në 12 qershor të 1999, është një ditë që unë nuk e harroj. Hymë në Kosovë bashkë me disa korrespondent të të tjerë austriakë.
Unë aty pash gjëra të pabesueshme, pash varre masive, u takova me UÇK. Ne transmetonim me telefona satelitor. Unë jam aty para një tanku se ishte frika se mos na qëllonin. Me telefonin satelitore kam shkuar në fshatra të Prishtinës për të raportuar. Kur njerëzit shikon se një korrespondentë po vinte nga Zëri i Amerikës, kur më shikonin më hidheshin në qaf”,-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
“Trishtim, po katandiset gjithmonë e më keq fakulteti”! Emocionohet Arben Kumbaro: E kthyen si në
“Skëndërbeu ka qenë mit për shqiptarët”, historiania Valentina Duka ‘skanon’ figurën e heroit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë