Rastet e hepatitit akut tek fëmijët mund të lidhen me adenovirusin

26 Prill 2022 | 16:24

Zyrtarët shëndetësorë në Britaninë e Madhe kanë publikuar detaje të reja të hetimit të tyre lidhur me rastet e pazakonta të hepatitit akut tek fëmijët.

Që nga fillimi i vitit, të paktën 111 fëmijë janë identifikuar në Mbretërinë e Bashkuar me inflamacion akut të mëlçisë, raporton CNN.

Shumica e rasteve të raportuara tregojnë se fëmijët nuk kishin ethe dhe viruset e zakonshme që shkaktojnë hepatitin akut viral, si viruset e hepatitit A, B, C, D dhe E, nuk janë zbuluar në asnjë nga këto raste.

Përafërsisht tre të katërtat e 53 fëmijëve që u testuan për adenovirus në Mbretërinë e Bashkuar rezultuan pozitivë. Virusi që shkakton COVID-19, nga ana tjetër, u gjet vetëm në një të gjashtën e fëmijëve që u testuan.

Të infektuarit me një adenovirus mund të shfaqin simptoma të ftohjes ose gripit, ethe ose dhimbje të fytit, si dhe sëmundje më të rënda si infeksionet akute të frymëmarrjes si bronkiti ose pneumoni.

Ky adenovirus mund të shkaktojnë gastroenterit, një inflamacion të stomakut ose zorrëve që mund të shkaktojë diarre, të vjella, të përziera dhe dhimbje stomaku. Ato shumë rrallë raportohen si shkaktarë të hepatitit të rëndë te njerëzit e shëndetshëm.

Por këto raste të hepatitit vijnë pasi përhapja e adenovirusit është përshkallëzuar muajt e fundit, së bashku me viruse të tjerë të zakonshëm të cilat janë shtuar me përfundimin e masave parandaluese të COVID-19 që mbajtën larg shumicën e mikrobeve.

Pasi ranë në mënyrë dramatike gjatë pandemisë, rastet e dokumentuara të adenoviruseve janë rikthyer dhe tani janë në nivele më të larta se përpara pandemisë së COVID-19.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për një zgjerim eksponencial të arsenalit bërthamor të vendit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve...
08:22 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026