Rastet me linë e majmunëve u rritën me 20% në javën e fundit, sipas OBSH-së
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, lija e majmunëve vazhdon të përhapet në të gjithë globin me rastet që janë rritur me 20% gjatë javës së fundit.
Infeksionet u rritën me afro 7,500 në më shumë se 35,000 raste në total në 92 vende, por pothuajse të gjitha rastet e raportuara janë në Evropë dhe Amerikë, shkruan CNBC.
Furnizimi global me vaksinën e lisë së majmunit, mbetet i kufizuar dhe të dhënat për efektivitetin e saj në shpërthimin aktual janë të pakta.
“Ne mbetemi të shqetësuar se aksesi i pabarabartë ndaj vaksinave që pamë gjatë pandemisë Covid-19 do të përsëritet dhe se më të varfërit do të vazhdojnë të lihen pas”, tha Drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus gjatë një konference për shtyp në Gjenevë të mërkurën.
Përhapja e lisë së majmunëve është shpallur një emergjencë globale shëndetësore nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Klasifikimi është alarmi më i lartë që mund të lëshojë OBSH-ja dhe pason një rritje të rasteve në mbarë botën.
LEXONI GJITHASHTU
Nafta bie me gati 4% pas sinjaleve pozitive nga bisedimet SHBA-Iran, Brent nën 78 dollarë
Sulm me armë në Kanada, vritet një polic dhe një nga autorët, mbeten të plagosur dy efektivë të tjerë (VIDEO)
Rishfaqen tensionet SHBA-Kinë, Pekini sanksionon 10 kompani ushtarake amerikane
- 22:28 “Aty ka që protestojnë edhe për Iranin, Rusinë e Serbinë”, Shehi ndaj Bashës: Mund të jesh patronazhist
- 22:26 Nafta bie me gati 4% pas sinjaleve pozitive nga bisedimet SHBA-Iran, Brent nën 78 dollarë
- 22:23 Avramopoulos pas urdhër-arresti: Nuk do ta përdor imunitetin, kërkoj hetim të plotë gjyqësor
- 22:20 Ambasadorja zvicerane: Mbështesim demokracinë dhe zhvillimin vendor në Shqipëri
- 22:06 “Kësaj proteste do t’i bien të tëra puplat false të flamingove”, Rama reagon pas kërkesave
- 21:59 Messi i fuqishëm rrëzon edhe Austrinë