English

Reagimet pas takimit në Bruksel, drafti për asociacionin ‘mollë sherri’ në Kosovë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Të martën u mbajt takimi i parë i nivelit të lartë për dialogun Kosovë-Serbi, që nga arritja e marrëveshjes së Ohrit më 18 mars.

- Advertisement -

Në këtë takim morën pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç me ndërmjetësimin e shefit të diplomacisë evropian, Josef Borrell dhe të dërguarin për dialog, Miroslav Lajçak.

Tema kryesore në këtë takim, përveç dakordimit të deklaratës për të pagjeturit, ishte prezantimi i draft-statutit e asociacionit të komunave me shumicë serbe, i cili u refuzua kategorikisht nga pala kosovare.

Reagimet për këtë takim nuk munguan, si nga drejtuesit e shtetit të Kosovës ashtu edhe nga opozita.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se nuk janë çuditur me atë që është prezantuar aty, pasi ka ardhur nga njerëz të Serbisë, prandaj nuk pret arritjen e shpejtë të një marrëveshjeje mes dy vendeve.

“Andaj nuk pres fare që të ketë një marrëveshje të shpejt mesë Kosovës dhe Serbisë  dhe kjo nuk mund të ndodhë pikërisht për shkak të drejtimit politik që e ka Serbia sot ajo është tërësisht brenda koordinatave politike të nacionalizmit fashist që e ka Serbia prej kohës së Millosheviçit prej viteve 90-ta. Nuk ka pendesë për krimet që ajo i ka kryer në Kosovë. Kështu që nuk pres kurrfarë afrimi të këtyre pozicioneve, ne do ta vazhdojmë këtë drejtim që ti mbrojmë interesat e Kosovës.  Pa ndryshuar Serbia mua nuk më duket që mund të ketë një marrëveshje në një afat të shkurtër kohor”, tha Konjufca.

Nga ana tjetër, sipas partisë më të madhe opozitare, Kurti ka pranuar draftin për asociacionin.

Ndërsa, Ramush Haradinaj nga AAK, kërkoi ndërhyrjen e SHBA në këtë çështje.

Reagim pati edhe nga ana e zyrës së Presidentes, Vjosa Osmani. Shefi i kabinetit të saj, shkroi në Twitter se draft-statuti i propozuar është i papranueshëm, duke dhënë edhe arsyet.

“Ekipi Menaxhues i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dorëzoi versionin e statutit të Serbisë, i cili është shumë i ngjashëm me statutin e Vojvodinës. Qëllimi i Serbisë është rikonstituimi i autoritetit autonom të saj në Kosovë, me qellim që institucionet kosovare të mbesin të pavlefshme, sikur ka ndodhur në Vojvodinë”, tha Blerim Vela, shefi i kabinetit të presidentit të Kosovës.

Reagime pati edhe nga pala serbe. Ishte kryenegociatori serb ai që reagoi pas shkarkimit të ekipit menaxhues.

“Tani mendoj se është e qartë për secilin që Kurti nuk do ta formojë Asociacionin dhe që ai do t’i shmanget këtij obligimi të rëndësishëm në çdo mënyrë. Albin Kurti duhet të ndalet nga BE urgjentisht, sepse shkarkimi i Ekipit Menaxhues çon në shfuqizim të Asociacionit dhe për më tepër edhe shfuqizim të dialogut”, Petar Petkoviç, kryenegociator i Serbisë.

Shkarkimi nga puna i ekipit menaxhues erdhi vetëm një ditë pasi ai prezantoi draft-statutin e asociacionit.

Lajmin e bëri të ditur ministri i pushtetit lokal në qeverinë e Kosovës, Elbert Krasniqi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?