Reagimet pas vendimit të Alibeajt, deputetët e PD: Arbitrar dhe i pakuptimtë
Vendimi i Alibeajt për të përjashtuar 4 deputetë nga grupi parlamentar demokrat ka shkaktuar reagime të forta. Janë disa deputetë që kanë reaguar për këtë vendim përmes rrjeteve sociale, por edhe në deklarata për mediet.
Edi Paloka e cilësoi këtë vendim si një heqje të maskës së Alibeajt që tregoi se punon për Ramën.
“Ky akt nuk di çfarë emri t’i vë, është vendim më se i turpshëm me një mungesë totale dinjiteti nga ai zotëria, por edhe politikisht është heqja përfundimtare e maskave”, tha Paloka.
Me tone të ashpra reagoi për këtë vendim edhe Ferdinand Xhaferraj, që theksoi se nuk ka pasur asgjë me deputetët e tjerë.
“Tregon për maskaradën e këtij vendimi, unë jam marrë dhe do vazhdoj të merrem me qeverinë, ka kolegë të tjerë që duan të merren brenda opozitës, kjo flet shumë për ta”, u shpreh Xhaferraj.
Ndërsa deputetja e Divjakës, Ilda Dhori në një intervistë në Euronews Albania tha se vendimi i Alibeajt është i pakuptimtë që i shërben veç përçarjes më tej të PD.
“Qartësisht është një vendim që si përket grupit të PD, por ndoshta vendim i një numri të kufizuar deputetësh, që është arbitrar dhe i pakuptimtë në këtë situatë ku ndodhemi sot”, tha deputetja e PD.
Përveç ndarjes në dy palë, ditët e fundit janë vënë re disa deputetë që janë shfaqur si të distancuar dhe me qëndrime të pavarura nga të dyja palët.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 11:36 Garda Revolucionare e Iranit kërcënon të mbyllë më shumë rrugë eksporti në Lindjen e Mesme
- 11:33 I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues