Shehu për përjashtimin nga Grupi Parlamentar: Alibeajt i duket vetja Kim Jong Un
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu e ka krahasuar Enkelejd Alibeajn me liderin e Koresë së veriut, Kim Jong Un, teksa komentoi deklaratën, sipas së cilës ai dhe tre kolegë të tjerë janë përjashtuar nga Grupi Parlamentar.
Në një intervistë për Euronews Albania, Shehu u shpreh se Alibeaj po përdoret nga mazhoranca dhe shtoi se ai duhet të ndihmohet, pasi është i sëmurë.
“Ndasitë ekzistojnë në Grupin Parlamentar, nuk mohohet kjo gjë. Pati disa iniciativa të bukura dhe të mira nga kolegët, për të tejkaluar ndasitë dhe përtë gjetur një formulë për të shkuar përpara, sa më të bashkuar me njëri-tjetrin. Kjo shqetësoi regjimin, absolutisht dhe përdori shkopin e tij, apo patericën e tij, një personazh i cili ka karakter të dobët, që pranon të përdoret në këtë mënyrë.
Fjali të tjera mund të gjesh vetëm në fjalimet e Kim Jong Un apo në këngët e gjelit që këndon në majë të qymezit për pulat e tij. Janë fjalë delirash, që shprehin delierin e jnë personi, prandaj thashë që duhet ndihmuar, sepse unë shoh që sëmundja e tij po thëllohet përditë”, theksoi ai.
Enkelejd Alibeaj ka përjashtuar nga grupi parlamentar i PD 4 deputetë.
Në njoftimin e grupit të Enkelejd Alibeaj thuhet se deputetët Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi, Agron Shehaj dhe Tritan Shehu nuk u distancuan nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratike më 8 janar 2021.
LEXONI GJITHASHTU
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
- 21:46 Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen
- 21:40 Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
- 21:35 14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
- 21:31 Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit