English

“Reagimi i shpejtë”, stërvitja më e madhe e NATO-s në Evropë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

NATO nisi në fillim të këtij muaji në Suedi stërvitjen ushtarake “Reagimi i Shpejtë” ku po marrin pjesë rreth 800 parashutistë nga Shtetet e Bashkuara, Spanja, Hungaria dhe Italia. Ushtritë e vendeve të aleancës po stërviten së bashku për të penguar çdo agresion të mundshëm. Këto janë stërvitjet e para ushtarake në tokën suedeze që kur ky vend u anëtarësua në NATO në muajin mars.

- Advertisement -

“Reagimi i shpejtë” është pjesë e stërvitjes më të madhe të NATO-s në Evropë të quajtur “Steadfast Defender 2024”, ku po marrin pjesë më shumë se 17,000 trupa amerikane dhe 23,000 trupa shumëkombëshe nga mbi 20 vende aleate dhe partnere.

Trajnimi synon të rrisë aftësinë parandaluese të NATO-s, thotë për Zërin e Amerikës shefi i Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara, Gjenerali James Kriesel, i cili drejton stërvitjen.

Zyrtarët ushtarakë thonë se agresioni rus në Ukrainë ka ndryshuar në mënyrë dramatike mjedisin e sigurisë në Evropë.

Kërcënimet e reja nxitën Finlandën dhe Suedinë që t’i bashkoheshin aleancës dhe bënë që vendet anëtare të rrisin shpenzimet e mbrojtjes. Suedia sjell në NATO një ushtri të pajisur mirë. Ajo ka forcën më të madhe ajrore në rajon. Zyrtarët ushtarakë thonë se marina suedeze, më e madhja në Baltik, është e pajisur me nëndetëse moderne të ndërtuara për ujëra të cekëta.

Trajnime të tjera në këtë kuadër do të zhvillohen edhe në Gjermani dhe Rumani, ku do të dalë në pah një nga operacionet më të mëdha ajrore që nga Lufta e Dytë Botërore.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?