Reagimi i VanHorn, detaje nga takimet e deputetëve të PD me zyrtarët amerikanë

17 Dhjetor 2024 | 11:49

E Ngarkuara me Punë e SHBA-ve, Nancy VanHorn, deklaroi këtë të hënë se një opozitë e shëndetshme në Shqipëri është e rëndësishme për një demokraci të gjallë. Përmes një mesazhi të shpërndarë në faqen e Ambasadës së SHBA në rrjetet sociale, VanHorn theksoi se kritikat dhe angazhimi i opozitës janë pjesë e një procesi të nevojshëm demokratik.

Ajo shtoi gjithashtu se ka pasur takime me eksponentë të Partisë Demokratike të Shqipërisë, ndërsa theksoi se qëndrimi i SHBA-ve nuk ka ndryshuar sa i përket bashkëpunimit me individët që janë shpallur non-grata.

Ky reagim i Ambasadës amerikane vjen pas disa takimeve që janë zhvilluar gjatë javës së shkuar, ku burime raportojnë se deputetët e opozitës ngritën shqetësime të shumta lidhur me zgjedhjet dhe përdorimin e pushtetit. Ata kritikuan ndikimin e krimit të organizuar në procesin elektoral, hapsirën e kufizuar për opozitën në Kuvend, uzurpimin e hapësirave legjislative dhe pavarësinë e institucioneve, sidomos të drejtësisë.

Po ashtu, ata kërkuan formimin e një Qeverie Teknike për të adresuar këto shqetësime.

Në këto takime morën pjesë figura të rëndësishme të opozitës. Jorida Tabaku, Tomorr Alizoti, Helidon Bushati, Oerd Bylykbashi, Kreshnik Çollaku ishin disa nga deputetët që kanë qenë të pranishëm në takim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vdekja e 7-vjeçarit në Elbasan, Apeli konfirmon masën “arrest me burg” për Petri Bozon

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka rrëzuar ankimin e regjisorit Petri Bozo, i cili kërkonte një masë më të butë sigurie në lidhje...
13:05 | 16/07/2026

Konflikt me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, plagoset një person

Një konflikt i nisur ka përfunduar me plagosjen me thikë të një personi brenda ambienteve poliklinikes se Shkodres. Sipas të dhënave paraprake, debati mes personave...
12:51 | 16/07/2026

Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit

Një biznes në qendër të qytetit të Elbasanit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në...
12:47 | 16/07/2026