Reagojnë mjekët pas deklaratës së zv. ministres së Shëndetësisë
Mjekët e ftuar në “Mirëmëngjes” në Euronews Albania reaguan pas deklaratës së zv.ministres së Shëndetësisë, Mira Rakacolli e cila u shpreh se mjekët nuk largohen as për pagat e as për kushtet e punës.
Mjeku Gent Stroni u shpreh se janë shumë arsyet që shtyjnë jo vetëm mjekët të ikin nga Shqipëria.
Infeksionisti sfidoi qeverinë që mjekëve që do të vijnë për konferencën t’ju ofrojë një kontratë si mjekëve turq në Fier.
Ndërkohë mjeku Negjyp Sopa tha se edhe në Kosovë si në Shqipëri trendi është i njejtë sa i takon largimit të stafit mjekësor.
“Organizimi dhe krijimi i kushteve janë problematike,” – tha ai ndërsa shtoi se nuk janë investime të mjaftueshme në mjekësi për aq kohë sa për disa ndërhyrje nuk ka kushte për t’i realizuar.
Mjekja Aurora Meta Dollenberg tha se eksodin e mjekëve e ka ndjekur që prej fillimit, madje është kujdesur që t’i informojë vazhdimisht kolegët për vendet ku kanë dëshirë të emigrojnë.
Ajo ra dakord me Rakacollin sa i takon fenomenit të emigrimit, sepse si mjekët shqiptarë edhe ata gjermanë largohen nga vendi. Meta Dollenberg theksoi se nga bisedat me kolegët ka qenë pasiguria nëse do e gjenin një vend specializimi ose jo ajo që i ka shtyrë të ikin nga Shqipëria.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë