Reagon Gener 2: “Blue Borgo” në përputhje me ligjin, gjyqi i përfolur s’ka lidhje me projektin

26 Shkurt 2026 | 11:48

Kompania Gener 2 reagoi lidhur me projektin turistik “Blue Borgo” në afërsi të Ranës së Hedhun, ku prej ditësh banorët po protestojnë. Një prej tyre ka fituar dhe gjyqin e pronësisë në Apel, por sipas kompanisë ndërtuese ky gjyq nuk ka lidhje me projektin Blue Borgo”.

“Procesi gjyqësor për të cilin është përfolur në mënyrë tendencioze, siç mund të shihet edhe nga harta ilustruese, nuk ka asnjë lidhje me perimetrin, ku aktualisht po zhvillohet projekti “Blue Borgo” dhe për pasojë nuk ka asnjë lidhje juridike apo faktike me kompaninë”, sqaron kompania.

Reagimi i plotë i Gener 2

“Në vijim të zhvillimeve dhe pretendimeve të shpërndara ditët e fundit në media dhe rrjete sociale lidhur me projektin turistik “Blue Borgo” në afërsi të Ranës së Hedhun, në zonën e Velipojës, kompania Gener 2 ndjen detyrimin të informojë opinionin publik me qartësi, përgjegjësi dhe transparencë të plotë si më poshtë:

Procesi gjyqësor për të cilin është përfolur në mënyrë tendencioze, siç mund të shihet edhe nga harta ilustruese, nuk ka asnjë lidhje me perimetrin, ku aktualisht po zhvillohet projekti “Blue Borgo” dhe për pasojë nuk ka asnjë lidhje juridike apo faktike me kompaninë.

Gjithashtu, Gener 2 ka ndjekur me shqetësim zhvillimet në terren, ku punonjësit e kompanisë sonë janë përballur me tensione dhe tentativa sulmesh, ku theksojmë se siguria e punonjësve është prioriteti ynë absolut dhe se çdo akt intimidimi apo dhune ndaj tyre duhet të trajtohet me seriozitet maksimal nga institucionet ligjzbatuese.

Në këtë kuadër, falënderojmë Policinë e Shtetit për seriozitetin profesional, ç’ka ka bërë të mundur shmangien e incidenteve më të rënda si dhe garantimin në një farë mënyre të rendit, ku puna ka vazhduar ndonëse në kushte shumë të vështira.

Në respekt të publikut, Gener 2 sqaron sërish se projekti “Blue Borgo”, i zhvilluar nga shoqëria “Aba Blue Borgo” sh.p.k. është në përputhje të plotë me të gjitha aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi të Republikës së Shqipërisë.

Nga momenti i konceptimit të projektit e deri në marrjen e lejes përfundimtare të ndërtimit në dhjetor 2025 nënvizojmë se janë ndjekur me rigorozitet të gjitha procedurat ligjore të parashikuara nga legjislacioni shqiptar duke respektuar dokumentacionin e plotë teknik, ligjor dhe mjedisor si dhe përfundimet nga dëgjesat publike me komunitetin lokal.

Gener 2 garanton se gjatë gjithë këtij procesi nuk është cenuar asnjë e drejtë pronësie e askujt, nuk është shkelur asnjë interes i ligjshëm i palëve të treta që disponojnë dokumente që vërtetojnë pretendimet e tyre, si dhe projekti është mbështetur vetëm në vendime të formës së prerë, të certifikuara në të gjitha shkallët e gjyqësorit, ku në asnjë fazë të procesit nuk ka pasur problematika ligjore apo kontestim të mbështetur në dokumente zyrtare që mund të cenojë vlefshmërinë e projektit.

Çdo interpretim tjetër, garantojmë se është spekulativ, i pabazuar në dokumentacion dhe kontribuon në krijimin e një perceptimi të rremë në opinionin publik.

Ky projekt përfaqëson një investim të rëndësishëm për zhvillimin turistik të vetë zonës, duke krijuar një pol të ri ekonomik, punësimi dhe standarde bashkëkohore ndërtimi dhe zhvillimi të qëndrueshëm për të gjithë aktorët lokal.

Gener 2 mbetet i vendosur për ta realizuar brenda afateve të parashikuara, në respekt të plotë të ligjit dhe me standardet më të larta profesionale.

Në përfundim të këtij reagimi, kompania mbetet e hapur plotësisht ndaj çdo institucioni, organi mediatik apo subjekti që kërkon informacion të bazuar në dokumente dhe fakte, duke garantuar transparencë të plotë”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)

Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke vijuar rutinën e tyre teksa protesta ka hyrë në ditën e saj të 57-të....
21:52 | 26/07/2026

Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor

Gazetari, Ermal Peçi i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar dokumentin “Besa” të kryeministrit Edi Rama...
21:36 | 26/07/2026

“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit

Pedagogia, Mirela Karabina e ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me dokumentin “Besa” të kryeministrit...
21:14 | 26/07/2026