Reagon kirurgu për gjendjen e të miturit të plagosur me thikë në Durrës

26 Nëntor 2025 | 14:13

Ka reaguar kirurgu që po ndjek nga afër gjendjen e të miturit të plagosur gjatë një sherri mes gjimnazistëve në Durrës. I riu, nxënës i gjimnazit “Dom Nikoll Kaçorri”, u godit disa herë me thikë nga bashkëmoshatari i tij dhe u transportua me urgjencë në spital në gjendje të rëndë, pasi kishte humbur shumë gjak.

Kirurgu Fitim Shini bëri me dije se situata mbetet kritike:

“Për momentin pacienti ndodhet në reanimacion, i intubuar, dhe gjendja vazhdon të jetë e rëndë. Shpresoj që në 24/48 orët e ardhshme gjendja të stabilizohet dhe të dalë nga reanimacioni.”

Ai sqaroi se i mituri ka pësuar disa plagë të thella, përfshirë edhe një që ka prekur zonën e zemrës:

“Fëmija erdhi në urgjencë me disa plagë, 4 plagë në rajonin e gjoksit, ku njëra prej tyre depërtonte në zonën e zemrës dhe ka shkaktuar gjendjen e rënduar.”

Sipas mjekut, i riu ka marrë disa njësi gjaku, por gjendja vazhdon të mbetet delikate:

“Aktualisht ka marrë 3 flakone gjak dhe për momentin gjendja vazhdon të jetë e rëndë në reanimacion. Shpresojmë që në orët në vijim situata të përmirësohet.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026