Reagon për herë të parë Enca pas daljes nga burgu: Po studionin ballkonin tim

19 Shtator 2023 | 12:25

Këngëtarja Ruensa Haxhiaj e njohur me emrin e artit si Enca ka reaguar për herë të parë pas lirimit nga burgu.

Përmes një postimi në faqen e saj në Instagram këngëtarja ka ironizuar duke i bashkëngjitur shkrimin “kanë studiuar ballkonin tim”, një fotoje provokuese.

Përveç kësaj, Enca ka pasur dhe një falënderim për ata që e kanë mbështetur gjatë këtyre ditëve të vështira.

Këngëtarja u arrestua pak ditë më parë, pasi gjatë kontrollit në banesën e saj në periferi të kryeqytetit, u gjetën disa vazo ku kultivohej kanabis sativa.

Mbrojtja pretendoi se qëndrimi me masë më të rëndë, nuk është i nevojshëm pasi nuk përbën rrezik për t’iu shmangur hetimit dhe kështu Gjykata e Tiranës caktoi masën “detyrim paraqitje”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026