Reagon Shtëpia e Bardhë pasi Rusia vijon me planin e ekzekutimit të amerikanëve
Rusia do të vijojë me zbatimin e dënimit me vdekje për dy shtetas amerikanë të arrestuar pasi dolën vullnetarë për të luftuar në Ukrainë.
Për Shtëpinë e Bardhë diçka e tillë është e tmerrshme.
“Ne ende po përpiqemi të mësojmë më shumë për këta dy individë,” tha John Kirby, koordinatori për komunikimet strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
“Është e tmerrshme që një zyrtar publik në Rusi do të sugjeronte madje dënimin me vdekje për dy shtetas amerikanë që ishin në Ukrainë. Dhe ne do të vazhdojmë të përpiqemi dhe të mësojmë se çfarë mundemi për këtë,” tha ai.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha të hënën se Konventa e Gjenevës – karta e cila përcakton se si trajtohen ushtarët dhe civilët në kohë lufte, duke përfshirë ndalimin e ekzekutimit të të burgosurve të luftës – nuk zbatohet për dy shtetasit amerikanë të ndaluar.
Peskov tha se dënimi me vdekje nuk mund të përjashtohej, por se ishte një vendim i një gjykate dhe jo i Kremlinit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 10:01 Gjyqi “Partizani”, ish-ministri Oketa paraqitet në Gjykatën e Posaçme për të dëshmuar (VIDEO)
- 09:56 Rreth 10.2 milionë persona, Irani organizoi edhe në vitin 1989 një funeral masiv për udhëheqësin e tij suprem
- 09:41 Guterres: Inovacioni ka nevojë për parmakë mbrojtës. Nëse IA do të jetë e fuqishme, ajo duhet të qeveriset
- 09:32 Skandali ndërkombëtar, zbulohet nga Europol rrjeti i burrave që drogonin gratë e tyre e më pas i dhunonin
- 09:32 FBI: Kemi sekuestruar mbi 600 dronë që fluturonin mbi stadiumet ku zhvilloheshin ndeshjet e Kupës së Botës
- 09:18 Real Madrid përforcon mbrojtjen, nënshkruan me Denzel Dumfries