Reagon Veliaj: 6 vjet nga vdekja e Arben Xoxës, po persekutohet dhe në botën tjetër
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i cili ndodhet në paraburgimine Durrësit, ka reaguar me anë të një statusi në Facebook ku shprehet se si sot 6 vjet më parë është ndarë nga jeta Arben Xoxa.
Veliaj shprehet se Xoxa ka qenë një qytetarë model por sipas tij po persekutohet edhe tashmë që ka ndërruar jetë.
Kryebashkiaku shprehet në dosjen e SPAK në hetimet për pasurinë e Veliajt thuhet se ai zotëron një vilë në Qerret, por sipas tij ajo vilë i përket Arben Xoxës, vjehrrit të tij.
Statusi i Erion Veliaj:
Të dashur miq e dashamirës,
Këtë muaj mbushen 6 vjet nga vdekja e Arben Xoxës, qytetar model, një njeri i letrave trashëguar prej Jakovit, profesor, drejtues i RTSH-së, botues i Botimeve Enciklopedike dhe sipërmarrës i suksesshëm pas viteve ’90. Këtë muaj do duhej ta përkujtonim me respekt, por me vendim të ndërtuesit noter Olsi Dado, po persekutohet edhe në atë botë!
Ndërtuesi prokuror, pretendon se shtëpia e Arben Xoxës në Qerret – të cilën e ka pasur që përpara se të isha unë në politikë, madje apartamentin fillestar, përpara se të martohesha me Ajolën – nuk është në fakt e tija, por e imja.
Po me cilat prova? Ols ndërtuesi thotë se shoferi i 4 muajve të fundit të jetës së Arbenit nuk e ka çuar në plazh. Më fal, por nëse 4 muajt e fundit të jetës ishte pacient me tumor në kokë, nën regjimin spitalor të doktor Petrelës, pse do shkonte në plazh? Dhe i pasëmurë, pse do vente robi në plazh në dimër, Nëntor, Dhjetor, Janar, Shkurt?
Madje, Ols violina, insiston se Arben Xoxa s’ka qenë kurrë në shtëpinë e tij! Po mirë, po ky në foto kush është? Ndjesë pastë, aty është edhe Ganimet Vendresha, gjyshja e ndjerë, ish primabalerina e parë në TOB te shfaqja ‘Halili & Hajria’. Bashkë me ta, sopranoja e pianistja e njohur, duke drekuar!
Që Ols dështaku në violinë, as në ëndërr s’do ulej dot me kaq artistë, kjo s’do mend! Por, fotoja, si minimum, është bërë kur njerëzit ishin gjallë – apo jo Sherlock? Pra, të paktën 6 vite më parë, zoti sigurims? Pra, si minimum, verën e 2018-ës, se janë me veshje me mëngë të shkurtra, e gjatë dimrit, i zoti i shtëpisë zuri spitalin e ndërroi jetë në Shkurt 2019. Po si, atëherë, pretendon që s’ka qenë kurrë?
Po unë pse s’do e deklaroja po ta kisha? Po tani ç’të bëj? Djali të mos vejë te gjyshja me lodra, se i veshin pronën? Pra, po kjo gjykatë, që i thotë Saliut vila në Lalëz është e vajzës, ndaj mund të shkosh, i thotë nipit të Arben Xoxës, ti nuk mund të vesh te gjyshja? Dhe këtë e bekon adashi kasap, gjykatësi i thertores Erjon Bani: Të gjithë të barabartë para ligjit, por disa – si Sali kërma – më të barabartë se të tjerët!
Në fund, ky prokuror pervers, që sillet si hasani i grave të botës, ka fuqinë të ta fyejë inteligjencën në mënyrën më mbresëlënëse! Beni vërtet s’jeton më, por të paktën ju kursyen ditët kur drejtësia ka përfunduar në llogjikën njëqelizore të një parameci funksional!
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 11:48 Rutte në vizitë në Shtëpinë e Bardhë, kreu i NATO-s përpiqet të zbusë tensionet me presidentin Trump
- 11:42 Rubio: Çdo marrëveshje me Iranin do të sigurojë sigurinë e aleatëve të Gjirit
- 11:41 SHBA kërkon 88 miliardë dollarë pas luftës në Iran, Trump: Teherani nuk do ketë armë bërthamore, aleatët europianë na braktisën
- 11:39 Elon Musk zbret nën kufirin e 1 trilion dollarëve pas goditjes në tregjet financiare!
- 11:39 Polonia dhe Ukraina, përplasja në aleancën anti-Putin?
- 11:37 Zyrtarët e lartë izraelitë dhe libanezë mohojnë se Izraeli është tërhequr nga një pjesë e Libanit jugor