Referendumi i PD do legjitimojë shkarkimin e kryetarit, thotë Bumçi
Anëtari i Partisë Demokratike Aldo Bumçi tha për “Now” në Euronews Albania se ditën e nesërme do të bëhen publike ndryshimet në statutin e Partisë Demokratike.
“Anëtarësia e Partisë Demokratike është burimi suprem i legjitimetit. Ne kryetarin e votojmë, një anëtar, një votë,” – u shpreh Bumçi ndërsa deklaroi se do të merret një vendim që e njëjta formë votimi të përdoret për të marrë çdo lloj vendimi brenda partisë.
Gjatë debatit mbi Partinë Demokratike ai kritikoi kryetarin aktual të partisë duke thënë se njerëzit sot e besojnë Berishën jo se e ndjekin verbërisht, por tha se Basha ka pasur “vetëm fjalë” dhe se nuk e ka çuar partinë drejt fitores.
“Arsyet pse Berishën e votojnë demokratët është betejë brenda demokratëve”, tha ai.
Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë tha se Berisha po u jep besim demokratëve, derisa tha se “librin e të metave të Berishës socialistët e lexojnë çdo ditë” por se Basha nuk ka guxim të garojë kundër tij.
“Demokratët po mos ta besonin Berishën nuk do i shkonin në foltore. Pse nuk e shpall garën Basha dhe ta mundi meqenëse ky njeri nuk ndiqet. Pse e ndjekin? Çfarë jep? Lekë, punë, çfarë jep ky sot pas 8 vitesh në opozitë. Asgjë nuk jep. Edhe non-grata, edhe prapë të humbur. Çfarë ka atëherë ky njeri që i thërret? Besimin. Ky njeri ka vepra dhe jo fjalë”, tha Bumçi.
LEXONI GJITHASHTU:
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 14:57 Barack dhe Michelle Obama festojnë 28-vjetorin e vajzës së tyre të madhe, e urojnë me fotot e rralla familjare
- 14:51 Carlo Ancelotti nuk heq dorë nga Brazili: Ky nuk është fundi, fillon një epokë e re
- 14:48 Beteja midis Mbappé, Messi dhe Haaland për “Këpucën e Artë” të Kupës së Botës 2026 vazhdon
- 14:48 Samiti i NATO-s në Turqi, Trump do të takohet me udhëheqësit e Ukrainës dhe Sirisë
- 14:47 Pse Vinícius nuk e gjuajti penalltinë në ndeshjen Brazil-Norvegji? Ja shpjegimi
- 14:46 Rreth 10.2 milionë persona, Irani organizoi edhe në vitin 1989 një funeral masiv për udhëheqësin e tij suprem