Referendumi kundër Bullgarisë, VMRO-DPMNE dorëzon kërkesën në Kuvend
VMRO-DPMNE zyrtarisht dorëzoi në Parlament iniciativën për nisje të Referendumit kundër Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë.
Sipas Kushtetutës së Maqedonisë së veriut, parlamenti mund te japë miratimin për mbajtjen e referendumit, nëse arrihet të mblidhen 150 mijë firma.
“Mund të informojë se janë mbledhur më shumë se 650 nënshkrime për jo më shumë se gjysmë ore dhe siç paralajmëruam, sot do t’ia dorëzojmë iniciativën Kuvendit. Shpresoj se, do të ketë ende deputetë me vetëdije kombëtare që do të japin mbështetje për iniciativën, sepse në fund të ditës, nëse kjo iniciativë nuk është në rregull, kalon në seancë plenare ku duhet të deklarohen deputetët për rregullshmërinë ose pa-rregullshmërinë e së njëjtës”, u shpreh Nikolla Micevski, deputet i VMRO DPMNE-së.
Komisoni Parlamentar për Sistem Politik dhe Komisioni Juridiko-Ligjvënës duhet të konstatojnë nëse iniciativa qytetare është conform ligjit ose jo. Në rast se iniciativa miratohet në Kuvend, atëherë vijon faza e mbledhjes së firmave për mbajtjen e referendumit.
Nëse mbahet referendumi, qytetarët duhet të deklarohen “për” ose “kundër” Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.
Partia në pushtet LSDM përkrah idenë e një refendumi paravësisht pyetjes pasi është mjet demokratik. Nga ana tjetër, maxhoranca shprehet se nuk është koha apo ide e mirë që të preket një marrëveshje që vlerësohet se ka çuar para marrëdhënies mes dy shteteve.
“Organizimi i referendumit është e drejtë demokratike dhe ne si demokraci plurale dhe shtet demokratik çdoherë jemi në anën e njëjtë me respektimin e mundësive dhe të drejtat që i kanë të gjithë qytetarët, duke përfshirë edhe partitë poliitke. Por thjesht, mendoj se në kohë të krizës, në kohë të gjendjes së vështirë ekonomike dhe energjetike në Evropë, botë dhe shtetin tonë, këto janë iniciativa të tepërta dhe procese retrograde, të cilat e kthejnë shtetin në disa kohëra të errëta, izoluese”, theksoi Martin Kostovski, deputet i LSDM-së.
Edhe ish kryeministri Zoran Zaev i cili ka nënshkruar Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë shprehet se vetëm 25% e qytetarëve që janë mbështetës të VMRO DPMNE-së janë pro referendumit. Ia shtoi se ka vullnet për përfshirjen e bullgarisë në ndryshimet kushtetuese dhe se me marrëveshjen nuk është cënuar gjuha dhe identiteti maqedonas.
LEXONI GJITHASHTU
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit