“Reforma më e mëdha në polici”, ministrja Mahmood njofton krijimin FBI-së britanike

25 Janar 2026 | 16:19

Ministria e Brendshme Britanike njoftoi të shtunën krijimin e një Shërbimi të ri Kombëtar të Policisë (NPS), një “FBI Britanike”, e cila do të jetë përgjegjëse për luftimin e terrorizmit, krimit të organizuar dhe aktiviteteve të tjera kriminale.

Në njoftim thuhej se Ministrja e Brendshme Shabana Mahmood do të prezantonte të hënën reformat më të mëdha në polici që nga krijimi i forcës së parë policore në vend në vitin 1829.

Mahmood i tha BBC-së se NPS-ja, ka të bëjë me hartimin e një modeli të ri policimi për Anglinë dhe Uellsin.

FBI-ja britanike d o të bashkojë punën e agjencive ekzistuese, siç është Agjencia Kombëtare Kundër Krimit (NCA) dhe njësive rajonale të krimit të organizuar, nën të njëjtën organizatë, duke blerë teknologji të re.

Mahmood tha se sistemi aktual i policimit ishte “i prishur” dhe organi i ri do të jetë pjesë e një sërë reformash policore për Anglinë dhe Uellsin. Nuk është hera e parë që reformat policore janë përshkruar si një “FBI Britanike”. Në vitin 2006, Agjencia Kundër Krimit të Organizuar dhe të Rëndë (SOCA) u quajt “FBI e Britanisë”.

Qeveria e Koalicionit më vonë e zëvendësoi këtë me NCA-në, e cila u quajt përsëri “FBI e Britanisë”. Ministria e Brendshme thotë se do të kërkojë gjithashtu të punësojë talente të reja jashtë forcës për role udhëheqëse.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s

Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s, tha sot kryeministrja italiane Giorgia Meloni pas bisedës me kolegët e saj francezë, gjermanë, britanikë dhe...
22:38 | 24/06/2026

Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit

Evropianët po vuajnë nga vala e fundit e të nxehtit, për të cilën ekspertët thonë se po “përforcohet nga ngrohja afatgjatë” – jo nga El...
18:25 | 24/06/2026

BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze

E përballur me rezistencë të përtërirë nga Hungaria, BE-ja është detyruar të ndryshojë planet dhe tani synon të zhbllokojë dy, në vend të pesë, grupeve...
18:18 | 24/06/2026