Reforma në Drejtësi, Anastasi: Ekspertët punojnë, politikanët zgjedhin
Konstitucionalistja Aurela Anastasi deklaroi se çështja e reformës në drejtësi është shumë komplekse.
Në emisionin “Barometri” në Euronews Albania, Anastasi u shpreh se ekspertët punuan me alternativa për këtë reformë, por nënvizoi se janë politikanët që zgjedhin.
“Kjo çështja e reformës është çështje shumë komplekse. Nëse duam të gjejmë problemin tek mënyra si u ngritën institucionet, nëse ishte problemi te ekspertët apo politika, duhen parë të gjitha detajet. Ne prodhuam disa formula të tjera dhe në fund i pamë të tjetërsuara. Nuk i kishim bërë propozimet ashtu si dolën ne fund. Politika jonë përdor diskurs të fortë, ekspertët punojnë me alternativa, politikanët përzgjedhin”, theksoi ajo.
Pavarësisht mbështetjes së ndërkombëtarëve, Reforma në Drejtësi nuk ua ka kthyer shqiptarëve besimin tek drejtësia. Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania se si funksionon drejtësia sot krahasuar me 5 vite më parë, 35.4% e tyre mendojnë se asgjë nuk ka ndryshuar.
Ndërsa 28.1% e tyre janë shprehur se sistemi jonë i drejtësisë është përkeqësuar. 6.7% e të pyeturve mendojnë se drejtësia është shumë me keq se sa ka qenë 5 vite më parë.
Vetëm 27.3% e të pyeturve mendojnë se sistemi i drejtësisë me reformimin është më mirë. Ndërsa shumë më mirë mendojnë vetëm 0.1%, një shifër shumë e ulët.
LEXONI GJITHASHTU
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona
- 21:00 Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
- 20:50 Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)