Reforma Territoriale/ Boçi: Duam shumë bashki, Mazniku: Mos futemi në hulli politike

27 Nëntor 2025 | 12:53

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale nisi sot punimet, duke vënë përballë dy qëndrime të qarta mes bashkëkryetarëve Luçiano Boçi dhe Arbjan Mazniku. Të dy palët theksuan rëndësinë e procesit, por me interpretim të ndryshëm për arsyet dhe drejtimin që duhet të marrë reforma.

Në fjalën e tij, Luçiano Boçi u shpreh se komisioni nuk është ngritur si pasojë e detyrimeve të integrimit europian, por si reflektim i asaj që ai e konsideron dështimin e modelit aktual territorial. Sipas tij, reforma e vitit 2015 ka sjellë pasoja negative në funksionimin e pushtetit vendor.

“Shqipëria po bëhet gati të hyjë në BE dhe duhen standarde edhe në nivel lokal. Ajo që na ka bërë bashkë nuk është në fakt BE, por dështimi i reformës së 2015, që u kthye në një centralizim duke i hequr kompetenca pushtetit lokal dhe duke e çuar qeverisjen vendore në mosfunksionim në disa territore,” deklaroi Boçi.

Ai shtoi se opozita kërkon një rikonceptim të hartës administrative dhe rritje të numrit të bashkive:

“Kërkesa kryesore është më shumë bashki dhe më shumë shërbime. Pra një reformë e re territoriale. Jemi këtu për të bashkëpunuar, por jo për të qenë bashkë për një rezultat që mazhoranca ka parapërgatitur.”

Ndërkohë, bashkëkryetari tjetër, Arbjan Mazniku, kërkoi që debati të mos shndërrohet në përplasje politike, por të bazohet në të dhëna dhe analiza teknike. Ai theksoi se përgatitja e pushtetit vendor për standardet e BE-së është sfida kryesore.

“Do të mundohem të shmang gjithë kohës futjen e debatit në hullinë politike. Duhet të bazohemi në fakte dhe shifra. Bën sens që njerëzit të kenë opinione politike, por duhen parë shifrat dhe eksperienca në terren,” tha Mazniku.

Ai nënvizoi se fokusi duhet të jetë te funksionet dhe kapacitetet e bashkive, jo tek numri i tyre:

“Jemi në një proces shumë aktiv në nivel qendror për integrimin në BE; paralelisht na duhet një proces intensiv edhe në nivel lokal që bashkitë të jenë të forta e të afta të funksionojnë në nivel europian, të bëjnë projekte, të tërheqin fonde. Të mos merremi sot me çështjen e numrit të bashkive por me kompetencat.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026