Regjisori që fitoi 100 mln dollarë, më i paguari i të gjitha kohërave në Hollywood

14 Mars 2024 | 14:46

Pa asnjë fije dyshimi, Christopher Nolan tashmë mban titullin e regjisorit më të paguar të të gjitha kohërave. Pas triumpht të filmit të çmuar me 7 çmime nga akademia e Oscars, Nolan arketoi nga fitimi i “best picture” 100 milionë dollarë.

Christopher Nolan tashmë kryeson listën e regjisoreve më të paguar të të gjithë kohërave. Lajmi nuk përbën surprizë për industrinë dhe dashamirësit e kinematografisë pas suksesit që arriti  filmi “Oppenheimer”. Në ndarjen e 96-të të çmimeve Oscar të dielën e 10 marsit, Oppenheimer mori shtatë çmime, duke përfshirë dhe filmin më i mirë i vitit. Cylian Murphy fitoi aktorin më të mirë në Oscar, ndërsa Nolan fitoi dy çmime, duke përfshirë regjisorin më të mirë.

Teksa pagesa e arkëtuar nga Nolan mbetet një mister për kuriozët, mediat amerikane bëjnë me dije se regjisori britanik ka fituar 100 milionë dollarë për regjinë e filmit më të mirë, duke përfshirë dhe kompensime të tjera në formë pagesash dhe bonusesh për triumfin e tij në OSCAR. Nolan konfirmoi se buxheti total i realizimit ishte rreth 100 milionë dollarë, duke e bërë atë filmin e gjashtë më të shtrenjtë të regjisorit pas Batman Begins (150 milionë USD), Interstellar (165 milionë USD), The Dark Knight (185 milionë USD), Tenet (200 milionë USD) dhe The Dark Knight Rises (250 milionë USD). Oppenheimer e justifikoi buxhetin duke kthyer gati 10-fish investimet. Arkëtimet e deritanishme flasin për 958 milionë dollarë fitime në mbarë botën.

Filmi i vitit 2023 ndjek historinë e shkencëtarit J. Robert Oppenheimer, të luajtur nga Cillian Murphy, dhe rolin e tij në zhvillimin e bombës atomike e cila u përdor në Luftën e Dytë Botërore.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026