Regjistrimi audio i Gardës i dorëzuar nga familja Nika, SPAK: Nuk e ekspertojmë dot
Prova e re që familja e Aleks Nikës ka dorëzuar në SPAK, një kasetë me regjistrimin audio të disa komunikimeve në radio të zinxhirit komandues të Gardës së Republikës, nuk është ekspertuar dot nga laboratorët në Shqipëri.
Sipas burimeve nga SPAK, laboratorët vendas, përfshirë edhe laboratorin dixhital të këtij institucioni, nuk kanë kapacitete teknike për të kryer një ekspertim të tillë. Për këtë arsye, Prokuroria e Posaçme ka vendosur ta dërgojë materialin për ekspertizë jashtë vendit.
Gjithashtu, SPAK ka kërkuar nga familjarët e Aleks Nikës informacion mbi mënyrën se si është siguruar regjistrimi audio dhe pajisja origjinale me të cilën është bërë regjistrimi, pasi kaseta e dorëzuar është një kopje.
Ishte Gjykata e Strasburgut që e cilësoi 21 Janarin krim shtetëror dhe në vazhdë të këtij vendimi, Gjykata e Lartë më 12 mars 2024 urdhëroi SPAK të nisë hetimet për vrasjen e katër protestuesve Hekuran Deda, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Aleks Nika.
Më korrik 2024, SPAK regjistroi procedimin penal për tre akuza: “vrasje në rrethana të tjera cilësuese” në bashkëpunim, “shpërdorim detyre” dhe “pengim të zbulimit të së vërtetës”.
Kujtojmë që fillimisht, Prokuroria e Tiranës çoi në gjyq ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi, dhe ish-gardistin Agim Llupo, të cilët u dënuan respektivisht me 1 dhe 3 vite burg.
LEXONI GJITHASHTU:
Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s
Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre
Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje
- 23:15 Zjarr masiv në Porto Palermo
- 22:33 15-vjeçari nga Cërriku fiton medaljen e artë në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM
- 22:32 Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
- 22:27 “NATO në krizë kredibiliteti përballë Rusisë dhe Trump”, Ralf Gjoni analizon Samitin e Ankarasë
- 22:12 “Trump nuk e do më NATO-n”, ish-ambasadori Roland Bimo: Kërkon besnikëri, jo aleancë
- 22:01 Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s