Reja: Golin e barazimit ia dhuruam Izraelit në pjatë të argjendtë

10 Qershor 2022 | 23:42

Trajneri i kombëtares, Edi Reja ka folur pas humbjes së Shqipërisë ndaj Izraelin me rezultatin 1-2, në ndeshjen e zhvilluar në “Air Albania”, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Reja u shpreh se skuadra luajti mirë në pjesën e parë, por jo në të dytën. Sipas tij, kuqezinjtë ia dhuruan golin e barazimit Izraelit në pjatë të argjendtë.

“Ne e ia dhuruam golin e barazimit në një pjatë të argjendtë, ishim 2 kundër 3. Nuk mund të bëhet një dalje ashtu”, deklaroi tekniku 76-vjeçar.

Reja theksoi se kjo ndeshje ishte e njëjtë si ajo e zhvilluar ndaj Islandës pak ditë më parë, ku Shqipëria kaloi e para në avantazh, por gabimet në mbrojtje i dhuruan islandezëve golin e barazimit.

Pas kësaj fitores së sotme, Izraeli kryeson grupin me 4 pikë, ndjekur nga Islanda me 2 pikë dhe Shqipëria në vend të fundit me 1 pikë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Italia tenton goditjen e madhe, Federata i propozon Pep Guardiolës drejtimin e “Axurrëve”

Federata Italiane e Futbollit ka bërë një përpjekje konkrete për të bindur Pep Guardiolën që të marrë drejtimin e kombëtares italiane. Sipas mediave italiane, drejtori...
20:07 | 21/07/2026

Kreu i La Ligës: Koha e Infantinos me FIFA-n ka mbaruar, duhet të largohet

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, ka bërë thirrje që presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, të largohet nga detyra, duke pretenduar se organizmi botëror i...
17:52 | 21/07/2026

Presidenti i CONMEBOL: Kupa e Botës 2030 do të jetë një turne me 64 ekipe

Presidenti i CONMEBOL, Alejandro Dominguez, ka thënë në rrjetet sociale se Kupa e Botës 2030 do të jetë një “turne me 64 ekipe”. “Në vitin...
17:46 | 21/07/2026