77 marrëveshje me Kosovën dhe deri tani nuk kemi ndonjë feedback pozitiv. Përse ka ndodhur kjo? Të ftuar në studion e Ilva Now në Euronews Albania Alban Zusi, nga shoqata e industrialistëve ushqimorë; Selami Xhepa, ekspert i ekonomisë; Lindita Nikolla, ish-ministre e Arsimit dhe Astrit Panxha, drejtor ekzekutiv i klubit të prodhuesve, me Skype nga Prishtina kanë ndarë opinionet e tyre lidhur me faktorët që kanë penguar apo frenuar zbatimin konkret të marrëveshjeve të shumta të nënshkruara në 4 vite nga qeveritë e të dyja vendeve.
Për ish-ministren e Arsimit Lindita Nikolla në fushën e arsimit marrëveshjet mes Kosovës dhe Shqipërisë jo vetëm janë nënshkruar por edhe janë zbatuar. Ajo solli në vëmendje unifikim e abetares në 2013 dhe më tej unifikimin e sistemin arsimor të Shqipërisë me atë të Kosovës.
“Sot që flasim kemi edhe 6 marrëveshje të tjera, nga 2014-2019. Sot kemi një sistem të arsimit parauniversitar të njësuar, kurrikul të njësuar. Ne Ndryshuam sistemin dhe e njësuam me atë të Kosovës. Kemi program të njëjtë. Shqipëria e bëri siç e ka Kosova. Në 2014 morëm kurrikulën kosovare me qasje te kompetenca, një hap shumë i madh. Na u desh të punonim fort të mposhtnim paragjykimet”, – tha ish-ministrja.
Eksperti i ekonomisë, njëkohësisht pedagog i Universitetit Evropian të Tiranës, Selami Xhepa theksoi se në kuadrin e shkëmbimit ekonomik, janë shprehje pozitive investimet në infrastrukturën fizike dhe numri i madh i marrëveshjeve, por për të shkuar tek implementimi i tyre është e nevojshme të hiqen barrierat që nga ato të kostos e deri tek mosbesimi i ndërsjellë në të dy anët e kufirit.
ilv
“Fakti që kemi një dyfishim të aktivitetit ekonomik është pozitiv, ka një mori investimesh në infrastrukturë fizike edhe shtratin e madh të marrëveshjeve që formojnë kornizën, po duke parë zbatimin tregojë se ka një mori barrierash që nëse hiqen dyfishohet aktiviteti tregtar.
Këto barriera burojnë edhe nga keqkuptime, psh., Kosova vendosi një tarifë 35 për qind për importin e çimentos, por u bazua në ligj.
E dyta i atribuohet mungesës së besimit të ndërsjellë tek institucione…Ka probleme të kostos, Kosova ka bërë terminalin e përpunimit të produkteve, që është privat dhe ka tarifa të larta.
Tregtia mes Shqipërisë dhe Kosovës duhet parë si tregti e brendshme”, – tha z. Xhepa.
Ndërkohë, për Alban Zusin, e vetmja mënyrë për të shumëfishuar shkëmbimet tregtare mes dy vendeve është të hiqet trau. Kjo, sipas tij, do të prekte interesat e terminaleve apo agjencive doganore, por do të rrisë me disa fish shkëmbimet mes dy vendeve.
Sipas z. Zusi, problemi qëndron tek ekipet teknike që e bllokojnë procesin.
“Ekipet duhet të përbëhet nga përfaqësues të biznesit, të cilët duhet të bëjnë vendimmarrjet”, – tha z. Zusi.
[instagram_feed=B8cAcvgom9L]
Në një lidhe me skype nga Prishtina, Astrit Panxha, drejtor ekzekutiv i klubit të prodhuesve, u shpreh i bindur se barriera më e madhe në këtë drejtim janë jo vetëm barrierat administrative por edhe interesat e ngushta në të dy anët e kufirit
“Shqipëria në Kosovës është prezente në kompani sigurimesh. Shqipëria është shumë më tepër prezentë në Kosovë se sa Kosova në Shqipëri. Nuk janë vetëm barrierat administrative, por dhe interesat e ngushta në dy anëve të kufirit që bllokojnë sektorë të caktuar.
Psh., Lituania dhe Letoni që janë të ngjashme me ne, shkëmbimi mes tyre është 7 mld euro. Ne kemi 320 mln euro, shumë më i ulët se potenciali. Veç anës administrative dhe tarifave, kemi edhe probleme të interesave të ngushtë. Kemi kërkuar prej 4 vjetësh të hiqet kostoja, por nuk ka ndodhur për shkak të mungesës së vullnetit politik nga të dyja krahët”, – tha ai.