Rekomandimet e KE për Shqipërinë: Duhet dialog politik
Këshilli i Europës ka bërë një pasqyrim të rezultateve që ka arritur Shqipëria, në procesin e zgjerimit.
Duke vlerësuar objektivat për integrimin në Bashkimin Europian, Këshilli inkurajon forcat politike të ndjekin planin e anëtarësimit.
Në konkluzionet e miratuarar, KE vëren se polarizimi politik vazhdon të ndikojë në aktivitetet e parlamentit dhe këshillon dialog politik gjithëpërfshirës, për përparimin në reformat në lidhje me BE-në.
Po ashtu, edhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen plotësisht dhe të zbatohen, ndërsa për reformat zgjedhore, duhen adresuar rekomandimet e pazgjidhura nga OSBE/ODIHR dhe Komisioni i Venecias në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe në kohë.
KE sheh me shqetësim edhe median e pakicat në vend, të cilat i quan cenim të lirisë së shprehjes dhe të drejtave.
Sa i përket migracionit dhe kufijve, kërkohet që të përshtaten, procedurat e azilit me politikën që ndjek BE.
Ndërkohë, për kriteret ekonomike, Këshilli inkurajon Shqipërinë të vazhdojë përpjekjet për të avancuar në një treg konkurrues.
LEXONI GJITHASHTU:
Le Pen: Do kandidoj për presidente në vitin 2027
Presidenti i Këshillit Evropian, Costa: NATO mbetet shtylla e mbrojtjes së Evropës
Parashikimi i FMN: Shqipëria në listën e ekonomive me rritjen më të lartë në Europë
- 22:27 “NATO në krizë kredibiliteti përballë Rusisë dhe Trump”, Ralf Gjoni analizon Samitin e Ankarasë
- 22:12 “Trump nuk e do më NATO-n”, ish-ambasadori Roland Bimo: Kërkon besnikëri, jo aleancë
- 22:01 Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s
- 21:54 Zhulali: Europa mbetet e varur nga SHBA për sigurinë, duhet të marrë më shumë përgjegjësi
- 21:37 Izraeli propozim për një tubacion që anashkalon Ngushticën e Hormuzit
- 21:32 Danimarka i përgjigjet Trumpit: Grenlanda nuk është në shitje