Rekord fluturimesh gjatë Conference League, 55 mijë pasagjerë në Rinas
Finalja e Conference League nuk i pati emocionet dhe sfidat vetëm në fushën e blertë të ‘Air Albania’.
Në provë nuk u vu vetëm stadiumi, por edhe aeroporti, policia, shërbimi mjekësor, vullnetarë, media dhe shume aktorë të tjerë.
Sfida nisi në këtë pistë, në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”, kur avioni i parë me tifozë preku tokën shqiptare.
Prej datës 24-26 maj ky aeroport priti 465 fluturime me 55 mijë tifozë.
Sipas Tirana International Aeroporti, rekordi u shënua ditën e finales Roma-Fejnord kur në Rinas u kryen 168 fluturime.
Pritshmëritë ishin të larta ashtu si edhe përgatitjet
Dhe që ditën e parë të ardhjes se tifozëve më 24 maj, kishte entuziazëm për përgatitjet që u panë se ishin në lartësinë e duhur që në aeroport.
Frika për përplasje mes tifozerive ishte e madhe, por masat ishin gjithashtu të mëdha. Në aeroport ishte menduar gjithçka duke përcaktuar hapësira të dedikuara për tifozët e Romës dhe pak më tutje për ata të Fejnordit.
Aeroporti trefishoi punonjësit e sigurisë, për te garantuar mbarëvajtjen si në mbërritje edhe në kthim, kur njëra nga tifozeritë vinte me gjithë peshën e humbjes.
Mbyllja e finales se madhe pa incidente, mbylli edhe debatin nëse Shqipëria ishte gati për të pritur një event të tillë. Tani të gjithë mezi presim një tjetër aktivitet të atyre përmasave, të bindur se do të menaxhohet në mënyrën e duhur fillimisht nga aeroporti dhe më pas nga policia, që tregoi profesionalizëm të lartë si dhe nga strukturat e tjera.
Se cili do të jetë eventi i radhës në këto përmasa nuk e dimë ende, por e sigurt është se shumë nga tifozët që erdhën me 24-26 maj do të kthehen si turistë.
Për të përballuar fluksin e turistëve në të ardhmen TIA ka nisur tashmë përgatitjen.
Shqipëria ka se çfarë të ofrojë me bukuritë e saj natyrore, ndaj të gjithë duhet të jenë gati për të pritur më shumë turistë e për të lënë tek ata shijen e mirë që e morën me vete tifozët e Romës dhe Fejnordit.
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 12:43 Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
- 12:42 Rama shpërndan postin e përfaqësuesit të AAK-së: Flamingoja kërkon rehati. Shqiponja kërkon horizont.
- 12:35 Aleatët e Gjirit skeptikë rreth marrëveshjes me Iranin, Rubio bisedime me zyrtarë të lartë në Lindjen e Mesme
- 12:16 Franca konfirmon rastin e parë të Ebolës, mjeku i infektuar në Kongo futet në izolim
- 12:11 Cristiano Ronaldo vendos një tjetër rekord historik në Kupën e Botës
- 12:08 U sulmua një javë më parë nga peshkaqeni në plazhin e Sidneit, zgjohet nga koma 34-vjeçarja