Rëndohet situata e gripit tek fëmijët, 50 vizita në ditë vetëm nga një mjek pediatër

26 Janar 2024 | 18:04

Fëmijët janë ata që po vuajnë më së shumti nga gripi dhe virozat e stinës. Ndërs urgjenca e pediatrisë prej javësh po përballet me një fluks të shtuar, e njëjta situatë paraqitet edhe tek mjekët pediatër në qendrat shëndetësore në kryeqytet.

“Situata tek fëmijët realisht e rënduar,  ne shohim  që ka fëmijë që nga bebet e vogla, mosha e cerdheve e kopshteve, ka ditë që janë të rënduara që në shkojmënë 40 apo 50 vizita në ditë”, tha mjekja pediatre Sonila Brati.

Mjekët thonë se këtë vit gripi po shfaqet më agresiv duke shkaktuar disa komplikacione tek të vegjlit.

“Me disa problematika e para temperatura e lartë që shkon 7 deri ne 10 ditë, këto ditë po shohim shumë fëmijë me temperaturë, kollë, sekrecione, rrufë, dhimbje fyti, të cilat mund të komplikohen deri në raste të rënda”, tha Brati.

Gripi në shumicën e rasteve nis nga fëmijët por më tej përhapet tek të gjithë pjestarët e tjerë të familjes.

Pavarësisht kohëzgjatjes së temepraturës në shumë raste mjekët kërkojnë nga qytetarët që të mos marrin vetë antibiotik, pasi ato nuk shërbejnë në situatat virale. Pushimi, ushqim i shëndetëshëm dhe sa më shumë lëngje mbetet këshilla e mjekëve për të gjithë ata që preken nga viroza apo gripi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026