Ezaurohen 84% e shtretërve te Sanatoriumi, mjeku: Situata nga gripi, normale
Shërbimi i pneumologjisë në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” është drejt ezaurimit të shtretërve, e kjo jo si vetëm pasojë e gripit, por e shumë sëmundjeve.
Mjeku pneumolog, Arben Tanka gjatë një interviste për Euronews Albania thotë, se rastet e komplikuara si pasojë e gripit kanë ardhur në rritje, por janë normale për stinën.
“Aktualisht në urgjencat tona paraqiten 40-45 raste në ditë, por jo të gjitha kanë lidhje me gripin sepse kemi dhe patologji të tjera, kemi një kapacitet prej 120 shtretërish si pneumologji dhe nga këta 100 shtretër janë të zënë, ndërkohë për sa u përket shtrimeve ditore ato variojnë nga 10 deri në 12 në ditë por shtrime nga komplikacione që jep gripi kemi 3 ose 4 shtrime”, thotë mjeku.
Edhe në Sanatorim pacientët me grip janë atë që dominojnë.
“Kryesisht tamponët që ne kemi çuar në ISHP të pacientëve e shtruar me temperaturë ato kanë dalë influencë, nëse gjykojmë pastaj për tamponët që kryejmë në urgjencë për COVID nga 40-45 raste mund të dalë 1 ose 2 pozitiv”, shprehet ai.
Javët e fundit në rritje ka ardhur edhe numri i pacientëve të shtruar në spitalin infektiv në Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”. Që prej nisjes së qarkullimit të viruseve të gripit, e deri më tani mbetet e konfirmuar vetëm një humbje jete .
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë