Kujdes nga gripi/ Çomo: Shifrat po rriten. Ramosaço: Ngrihen 31 urgjenca në vend
Rastet me grip dhe viroza të stinës kanë pësuar rritje . Gjatë një jave janë paraqitur tek mjekët e familjes dhe urgjencat spitalore, mbi 14 mijë persona me problem shëndetësore.
Një pjesë e tyre kanë patuar nevojë për kujdes të shtuar mjekësor. Shefja e spitalit infektiv Najada Como me anë të një video- mesazhi ka pohuar se shtrimet janë rritur por, nuk ka vend për panik.
“Shifrat janë duke u rritur, por nuk ka vend për panik”, -tha shefja e spitalit infektiv, Najada Como
Për të përballuar fluksin në rritje të rasteve me grip, ministria e Shëndetësisë ka celur shërbime urgjence në disa qendrat shëndetësore në të gjithë Shqipërinë.
Pavarësisht shifrave në rritje, nga një javë në tjetrën, vendi duket se nuk rriskon epideminë e gripit.
Ndërsa parashikohet që rastet të vijnë në rritje duke arritur kulmin në fund të këtij muaji dhe fillim të shkurtit, ekspertët kërkojnë të bëhet kujdes veçanërisht nga të moshuarit, fëmijët dhe grupet e riskut.
Zëvendës-ministrja e Shëndetësisë, Entela Ramosaço ka njoftuar se do të ngrihen 31 urgjenca në vend.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 21:12 Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
- 20:59 Emiratet e Bashkuara Arabe dënojnë sulmin flagrant të Iranit mbi tankerët e naftës në Hormuz, një marinar i vrarë
- 20:43 Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur
- 20:35 Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos