Rënia e internetit në aeroportet nëpër botë, TIA jep njoftimin e rëndësishëm

19 Korrik 2024 | 12:22

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës informon se sistemet e tij kompjuterike nuk janë prekur nga shkëputja e internetit që ka përfshirë aeroporte në vende të ndryshme të botës.

Megjithatë TIA, informon të gjithë udhëtarët se mund të ketë mund të ketë ndryshime në oraret e fluturimeve si për mbërritjet.

Sipas aeroportit “Nënë Tereza”, vonesat mund të ndodhin për shkak të pezullimit të punës në aeroportet e prekura nga rënia e sistemeve dhe që mund të jenë destinacion i fluturimeve nga TIA, ose anasjelltas.

“Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) konfirmon se sistemet e tij kanë mbetur plotësisht funksionale dhe të paprekura nga ndërprerja e fundit e IT në mbarë botën.

Për shkak të ndërprerjeve në aeroportet e vendeve të tjera të prekura nga ndërprerja e IT, mund të ketë ndryshime në oraret e fluturimeve si për mbërritjet ashtu edhe për nisjet në TIA.

Ne i këshillojmë të gjithë pasagjerët që të verifikojnë oraret e tyre të fluturimit drejtpërdrejt me linjat ajrore ose agjencitë e tyre të udhëtimit përkatës.

TIA mbetet e angazhuar për të garantuar sigurinë dhe komoditetin e të gjithë pasagjerëve dhe do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën”, thuhet në njoftimin e TIA.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)

Bregdeti i jugut është goditur nga një mot i keq i shoqëruar me erëra të fuqishme dhe rrufe. Në qytetin e Vlorës, era e fortë...
07:33 | 22/07/2026

Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër

Moti i keq që përfshiu mbrëmjen e së martës zonën e Gjirokastrës ka ndihmuar për shuarjen e disa zjarreve që rrezikonin zonat e banuara. Sipas...
07:20 | 22/07/2026

Zjarr në Kaninë, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe e vendosin nën kontroll (VIDEO)

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e së martës në zonën e Kaninës, duke përfshirë një sipërfaqe me bimësi. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse,...
07:14 | 22/07/2026