Rënia e lindjeve në Francë, Macron merr masa të reja: 6 muaj leje për të 2 prindërit

17 Janar 2024 | 14:58

Franca ka shënuar rënie të lindjeve gjatë vitit që lamë pas. Për këtë qëllim presidenti Emanuel Macron ka prezantuar një plan të ri masash për të ndihmuar çiftet e reja.

6 muaj leje lindje për të dy pindërit. Është kjo masa më e re e njoftuar në Francë nga Presidenti Emmanuel Macron këtë të mërkurë, në kohën kur Instituti Kombëtr i Statistikave në një bilanc të bërë pasqyroi rënien e lindshmërisë.

Rapori i statistikave tregon për një rënie drastike të numrit të lindjeve për vitin që lam pas, ku më pak se 700 mijë foshnja kanë ardhur në jetë për vitin 2023.

Macron gjatë deklaratës së tij nënvizoi se lindshmëria “po bie, gjithashtu sepse infertiliteti mashkullor dhe femëror përparon, duke bërë që shumë burra dhe gra të vuajnë.”

Ai gjithashtu njoftoi një “plan të madh kundër kësaj plage”, ku motivet janë disa, por primare sipas tij mbetet infertiliteti.

Raporti i fundit pasqyroi një rënie të mprehtë të lindshmërisë, më e ulëta që nga periudha e pasluftës.

“Pas zgjatjes së lejes së atësisë, besoj thellësisht se futja e një leje të re lindjeje mund të jetë një element i dobishëm i një strategjie të tillë për rinisjen e lindjeve”, deklaroi presidenti francez.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026

Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor

Vala ekstreme e të nxehtit që përfshiu Europën në fund të muajit qershor ka shkaktuar të paktën 12 mijë vdekje shtesë në rreth 10 vende...
22:09 | 16/07/2026

Studimi: Netët tropikale po na prishin cilësinë e gjumit dhe reduktojnë orët e tij

Ndryshimet klimatike po ndikojnë drejtpërdrejt edhe në gjumin e njerëzve. Një analizë e re zbulon se temperaturat e larta gjatë natës po i shkaktojnë botës...
21:40 | 16/07/2026