Rënie gurësh dhe bllokim rrugësh, shiu shkakton probleme në qarkun e Elbasanit

29 Nëntor 2023 | 10:10

Reshjet e shiut në qarkun e Elbasanit kanë shkaktuar disa problematika të ndryshme mëngjesin e kësaj të mërkure. Stuhia e një nate me parë ka shkaktuar përmbytje në Librazhd.

Ku uji ka vërshuar në rrugë, e si pasojë disa persona mbetën të bllokuar në automjete. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës dhe personat e bllokuar janë nxjerrë nga automjeti nga forcat zjarrfikëse.

Stuhia solli edhe bllokimin e aksit nacional Elbasan-Librazhd, pasi në rrugë vërshuan gurët që u shkëputën nga shpati i malit. Për fat të mirë nga kjo situatë nuk pati të lënduar. Rruga është hapur rreth orës 3:00 të mëngjesit.

Reshjet e shiut në qarkun e Elbasanit kanë vazhduar deri në mëngjesin e sotëm. Momentalisht akset rrugore nacionale e rurale janë të gjitha të hapura. Në segmentin e kthesave të Murrashit te aksit Elbasan-Qafë Thanë dhe në pjesë të aksit Gramsh-Moglicë ka pasur rënie gurësh e inertesh në rrugë të cilat janë pastruar nga firmat kontraktuese.

Prurjet e lumenjve e përrenjve janë mesatare e nuk paraqesin probleme. Kemi ndërprerje të furnizimit me energji elektrike ne Njësinë Administrativ Polis në bashkinë Librazhd, dhe në bashkinë Përrenjas e fshatrat përreth. Është duke u punuar për riparimin e defekteve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
11:19 | 15/07/2026

Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme një 45-vjeçar me precedent të theksuar në fushën e vjedhjeve, i cili theu masën e...
11:00 | 15/07/2026

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026