Reshjet e shiut shkaktojnë kaos në Durrës, rrugët “zhyten” nën ujë
Reshjet e shumta të shiut gjatë natës, pore dhe mëngjesin e sotëm, kanë shkaktuar përmbytje të shumta në qytetin e Durrësit.
Sipas gazetares së EuroNews Albania në këtë qytet, reshjet kanë krijuar vështirësi të shumta në qarkullimin e mjeteve dhe të këmbësorëve, sidomos në orët e para të mëngjesit, kur fëmijët duhet të shkonin në shkollë.
Po ashtu sipas gazetares, masat e marra nga ana e institucioneve përkatëse dhe Bashkisë kanë qenë të pakta ose inekzistente.
“Durrësi si në çdo ditë me shi, është zgjuar edhe mëngjesin e sotëm, me rrugë të përmbytura. Niveli i ujit në rrugë është rritur dukshëm, duke shkaktuar edhe vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve.
Reshjet kanë nisur sërish dhe pritet që të kemi një situatë ndoshta më problematike. Në orët e mëngjesit, u pa një situatë dramatike, kishte prindër që kalonin nga njëra anë e rrugës në tjetrën, me vijat e bardha të zhdukura, pasi ishin zhytur nën ujë. Ka qenë situatë kaotike edhe për automjetet, të cilat kanë patur frikën e tyre për hapjen e pusetave, për largimin e ujit.
Nuk ka pasur masa të ndërmarra, që kanë rezultuar në një situatë jo të këndshme. Ne shohim të njëjtën situatë dhe duket se instancat nuk kanë marrë përgjegjësinë e duhur. Vetë kryebashkiakja Emirjana Sako, veç apelit që qytetarët të mos kryejnë lëvizje të panevojshme, nuk ka marrë asnjë masë tjetër. Ka pasur apele jo vetëm që nuk vijnë në ndihmë, por janë edhe të pakuptueshme”, është shprehur gazetarja.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë