Stuhi dhe reshje/ Përmbytet qyteti i Vlorës, bllokohen rrugët e pezullohet lundrimi

8 Nëntor 2023 | 10:32

Reshjet e shumta të shiut dhe stuhia kanë shkaktuar përmbytje të shumta në qytetin e Vlorës gjatë ditës së sotme.

Sipas burimeve nga gazetarja e Euronews Albania në Vlorë, reshjet e shumta janë bërë shkak për bllokimin e qarkullimit në disa akse rrugore dhe për pezullimin e lundrimit në det.

Ajo tha se reshjet do të vijojnë gjatë ditës së sotme dhe situate pritet të përmirësohet vetëm gjatë ditës së nesërme.

“Moti i keq me reshje të dendura shiu dhe me stuhi ka shkaktuar përmbytje në qytet dhe vështirësi të qarkullimit në disa akse kryesore të qytetit. Disa nga zonat më problematika janë lagjia “1 maji”, “24 maji” disa zona në qendrën e qytetit, rruga “Transballkanike”, zona e “Albano e Romina”.

Policia Bashkiake ka bllokuar qarkullimin në këtë zonë që prej rrethrrotullimit të aksit të “Transballkanikes” deri në aksin rrugor që të çon për në bulevardin “Ismail Qemali”. Qyteti bregdetar është në kaos. Parashikohet që do të ketë ende reshje të shiut, situate do të normalizohet ditën e nesërme.

Kapiteneria vijon të mbajë vendimin e pezullimit të lundrimit. Është pezulluar edhe lundrimi i tragetit Vlorë-Brindizi”, është shprehur korrespodentja për Vlorën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Parlamenti në “shtetrrethim”, forca të shumta policie bllokojnë të gjitha rrugët hyrëse në prag të protestës (VIDEO)

Parlamenti është futur në shtetrrethim nga Policia e Shtetit, e cila ka rrethuar godinën e Kuvendit me forca të shumta policore dhe ka bllokuar të...
08:15 | 27/07/2026

Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro

Për të disatën herë, edhe këtë të hënë, banorët e fshatit Zvezdë në bashkinë e Maliqit janë ngritur në protestë për ujin e pijshëm. Sipas...
07:45 | 27/07/2026

Doganierët grekë në protestë, ndërpritet për 4 orë lëvizja në Kapshticë

Lëvizja e mjeteve dhe udhëtarëve në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës është pezulluar për shkak të protestës së doganierëve grekë. Nga ora 05:00 deri...
07:30 | 27/07/2026