Reperi Travis Scot arrestohet në Paris pas ndeshjes së basketbollit SHBA-Serbi
9 Gusht 2024 |
14:15
Reperi amerikan Travis Scott u arrestua në një hotel luksoz në Paris pas një konfrontimi me një roje sigurie, njoftoi prokuroria e Parisit.
Scott 33 vjeç u arrestua për “dhunë ndaj një roje sigurie”, i cili u përpoq të shuante një sherr mes reperit dhe truprojës së tij, shtoi prokuroria.
Siç thuhet, një hetim penal është nisur, raporton Reuters.
Scott ka ndjekur mbrëmë ndeshjen e basketbollit ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së në Paris, shton AP.
Disa media franceze raportuan se ai ishte i dehur.
Reuters vëren se përfaqësuesit e Scott nuk mund të kontaktoheshin për koment.
Reperi ka dy fëmijë me ish të dashurën e tij, personalitetin mediatik dhe sipërmarrësen Kylie Jenner.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë
Autoritetet ruse kanë akuzuar Ukrainën për një sulm gjatë natës në një zonë turistike në rajonin e Zaporizhias, nën kontrollin e Moskës, ku sipas tyre...
Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)
Një hidroavion u rrëzua pasditen e së enjtes (23 korrik) në ishullin Sushia, në qarkun San Juan pranë Seattle, në shtetin Washington të SHBA-së. Në...
Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
Ndryshimi i klimës është bërë tashmë një problem për të gjithë sistemin diellor. Të premten, zjarret në Spanjë shkatërruan një nga tre observatorët që Administrata...
- 17:22 Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë
- 17:10 Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur
- 16:54 Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)
- 15:51 Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)