“Reshje të forta”, kryebashkiaku i Shkodrës: Të tregohet kujdes, masat janë marrë

17 Nëntor 2025 | 10:24

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci ka paralajmëruar qytetarët për reshje të pritshme me intensitet të lartë në basenin e lumit Drin.

Kryetari i bashkisë njoftoi në një postim në Facebook se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për parandalimin e problemeve, duke përfshirë pastrimin e kanaleve dhe monitorimin e situatës nga KESH.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të ndjekin njoftimet zyrtare, ndërsa strukturat e emergjencave janë të gatshme 24/7 për çdo situatë.

“Sipas parashikimeve të fundit hidrometeorologjike, në basenin e lumit Drin gjatë datave 17–23 Nëntor priten reshje me intensitet të lartë.

Mbajta sot një takim me strukturat e emergjencave të Bashkisë Shkodër, ku e pranishme ishte edhe Prefektja e Qarkut Shkodër,  Holta Duda. Nga komunikimi me të gjitha drejtoritë përgjegjëse dhe verifikimet në terren, konfirmohet se gatishmëria është maksimale dhe situata po vlerësohet me seriozitet të plotë. Në gjithë territorin e bashkisë janë kryer ndërhyrje të vazhdueshme në pastrimin e kanaleve, kolektorëve dhe segmenteve të ndjeshme, me qëllim garantimin e funksionimit të sistemit të kullimit dhe parandalimin e problematikave të mundshme.

Jemi në kontakt të vazhdueshëm edhe me KESH, i cili po monitoron në mënyrë të pandërprerë situatën hidrometeorologjike, ndërsa operimi i kaskadës së Drinit po kryhet brenda kushteve teknike dhe kuotave të përcaktuara nga rregulloret në fuqi.

Ftojmë qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat me risk dhe të ndjekin njoftimet zyrtare të institucioneve. Për çdo problematikë, strukturat e emergjencave janë të disponueshme 24/7 në numrin e telefonit 069 60 60 992”, shkruan Benet Beci.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026