Reshjet e shiut, si paraqitet situata në Qarkun e Shkodrës

7 Janar 2026 | 16:39

Situata nga reshjet e shiut vijon të sjellë problematika në zona të ndryshme të vendit ndërkohë në një informacion të përditësuar për territorin e Qarkut Shkodër, bëhet e ditur se po vijon puna për montimin e urës tip “Bailey” në fshatin Bardhaj.

Strukturat e Emergjencave Civile janë në terren dhe po monitorojnë nga afër zonat me prezencë uji.

Në Bashkinë Malësi e Madhe, në fshatin Reze e Vështit, raportohet prezencë uji në rrugën e fshatit. Ndërkohë, po vijon pastrimi i kanaleve dhe rregullimi i rrugës pranë Përroit të Thatë, në fshatin Kamicë. Në fshatin Vukpalaj raportohet prezencë uji në një banesë, ndërsa Emergjencat Civile, Shërbimi Zjarrfikës dhe drejtuesit vendorë ndodhen në terren dhe në gatishmëri për ndërhyrje apo evakuim, nëse do të jetë e nevojshme.

Reshjet e shiut në Bashkinë Fushë Arrëz vijojnë me intensitet të lartë dhe, si pasojë, kanë sjellë përkeqësim të situatës në disa rrugë rurale. Në njësitë administrative Iballë, Fierzë, Blerim dhe Qafë Mali, vërshimi i ujërave në rrugë ka shkaktuar dëmtime të tyre.

Në fshatin Obot, Njësia Administrative Ana e Malit, forcat e Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut kanë angazhuar një mjet dhe tre efektivë në terren. Prania e ujit në rrugë arrin rreth 40 centimetra.

Sipas të dhënave të DRUK Lezhë, lumenjtë Drin, Buna, Kir dhe Gjadër, si dhe përrenjtë Glinë dhe Përroi i Thatë, paraqesin rënie të prurjeve dhe të nivelit të ujit, me tendencë në zbritje. Diga e Rezervuarit të Shkodrës nuk paraqet rrezik për dëmtime apo përmbytje. Hidrovoret e Velipojës, në Vilun dhe Cas, janë në gatishmëri dhe funksionojnë me kapacitet të plotë.

Nga OSHEE Shkodër bëhet me dije se furnizimi me energji elektrike paraqitet normal. Parashikohet një ndërprerje e pjesshme e energjisë elektrike në zonën e Bushatit, për shkak të punimeve të OST në linjën 110 kV.

Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër vijon koordinimin dhe monitorimin e situatës në bashkëpunim me të gjitha institucionet përgjegjëse, duke pasur si prioritet sigurinë e qytetarëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me arkivolin që u soll nga disa protestues gjatë ditës së 35-të...
22:08 | 04/07/2026

Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pas rreth dy orësh tubim para Kryeministrisë, ku qytetarë, aktivistë dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora mbajtën fjalimet e tyre, protestuesit nisën marshimin në rrugët...
21:54 | 04/07/2026

Përfundon ëndrra e Kanadasë në Botëror, Maroku dominon dhe siguron kualifikimin pas fitores 3-0

Ëndrra e Kanadasë në Kupën e Botës ka marrë fund pas humbjes 3-0 ndaj Marokut në raundin e 1/16-tave, në Hjuston. Kanadaja, që po përpiqej...
21:15 | 04/07/2026